Përveç Shkodrës, edhe në Pogradec mbahen sot zgjedhjet për kreun e PD.
Rreth 1000 anëtarë të Partisë Demokratike të degës së Pogradecit do t’i drejtohen këtë të diel kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri të kësaj dege.
Dy emra janë në garë ai i Kasem Gallës ndër anëtarët e vjetër dhe ndër themeluesit e degës së PD i cili e ka mbajtur më herët drejtimin e kësaj dege dhe rikandidon sërish për të marrë drejtimi ne saj.
Oligert Muçllari me profesion financier i ardhur më herët nga radhët e FRPD dhe që aktualisht është kryetar i komanduar i degës dhe që synon të marrë tashmë një mandat të plotë për të vijuar drejtimin e PD Pogradec e për ta udhëhequr më pas në zgjedhjet lokale të 2017-ës.
Sipas të dhënave anëtarët që kanë emrin në lista do të mund të votojnë përmes kartës ID, ndërsa ata që nuk kanë emrin në listë për arsye të ndryshme mund të votojnë përmes kartës së anëtarësisë në PD.
Zgjedhja për kryetarin e degës pritet të nisë si proces në orën 8:00 të paradites deri në orën 17:00
Në zgjedhjet e fundit që janë zhvilluar për kryetar të kësaj dege kanë marrë pjesë rreth 800 anëtarë ose 80% e tyre.
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, tha për mediat se procesi ka shkuar ‘përgjithësisht qetë’ me përjashtim të disa problematikave të vogla , të cilat sipas tij lidhen kryesisht me mungesën e ndonjë emri në listë.
“Kjo vjen për shkak të mungesës së rinovimit të teserave të anëtarësisë. Janë problematika të vogla që nuk e prishin atmosferën e qetë që e ka karakterizuar deri tani procesin. Duket një pjesëmarrje e konsiderueshme për një ditë pushimi, në një fundjavë të gjatë. Kemi besim që do të rritet pjesëmarrja. Gara ka dy kandidatë, dy personalitete të rëndësishme të PD-së. Ka pasur interes jo vetëm për të mbështetur këto dy figura, por edhe për të shprehur demokratët vullnetin që çdo lloj problematike apo ndasie që mund të ketë pasur kjo degë dhe degë të tjera të PD-së, të tejkalohet nëpërmjet një procesi të drejtë dhe transparent. Jam besimplotë që do të ketë një pjesëmarrje të krahasueshme me atë të primareve." tha Kaso.
Lini një Përgjigje