TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shtator 2025, 14:38

“Perëndimi është bërë i mërzitshëm”, Rama: Vetëm japin leksione kundër autokracisë

Shkruar nga Pamfleti
“Perëndimi është bërë i
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka folur gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Qeverisje të zhvilluar në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se eksportimi i demokracisë nuk është ide e mirë dhe theksoi se nëse e bëjmë do të dëmtojmë veten.

Ndër të tjera Rama deklaroi se Perëndimi është bërë i mërzitshëm, pasi sipas tij jep vetëm leksione.

Kreu i qeverisë theksoi se duhet krijuar një model i mirë për shoqërinë bazuar tek ajo që është zgjedhur lirisht. 

“Eksportimi i demokracisë nuk është një ide e mirë, kjo është ajo që mund të them nga këndvështrimi im. Kushdo që mendon se kjo është të shkosh shumë larg, kështu mendoj, ideja e eksportimit të demokracisë, ata që kanë patur këtë ide kanë bërë gabime të çmendura. Eksportimi i modelit tuaj sjell dëm për vetë veten, në rastin tonë ne nuk jemi në gjendje të eksportojnë modelin dhe ta adaptojnë, vendet e mëdha e kanë bërë këtë gjë.

Por ne edhe nëse mendojnë ta bëjmë dëmtojmë veten, sepse përballemi me gjëra të mira.

Duhet të krijojmë një model të mirë për shoqërinë tonë bazuar tek ajo që kemi zgjedhur lirisht.

Kjo nuk mund të na bëjë neve të paragjykojmë vendet e tjera, shikoni vendet e Lindjes së Mesme, si mund të paragjykojmë ata pse nuk kanë të njëjtin sistem, nuk duhet ta bëjmë, por duhet ti respektojmë dhe të mësojmë prej tyre, edhe ata duhet të mësojmë prej nesh.

Por, jo ti bazojmë marrëdhëniet tonë në faktin se sa të tjerët na pëlqejnë ne.

Besoj se në Perëndim është bërë një lloj gjëje e mërzitshme ku të tjerët vetëm japin leksione, flasin për demokraci, përkundrejt autokracisë. Kush jemi ne që të vendosim se si duhet të funksionojë bota”, u shpreh Rama.

edi rama bashkimi evropian

Lini një Përgjigje