
Ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për partitë në Bashkinë e Hasit në 28 qendra votimi.
Koalicioni PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka kryesuar me një rezultat prej 3547 votash. Partia Socialisite në këtë bashki është forcë e dytë politike me rezultatin 2231 vota.
Forcë e tretë politike është Partia Socialdemokrate me 841 vota.
Koalicioni Nisma Bëhet ka marrë 32 vota ose 0.47 %. 37 vota ose 0.55 % ka marrë partia Mundësia, kurse Lëvizja Bashkë ka marrë 16 vota ose 0.24 %.
Ndërkohë, numërimi për kandidatëve do të fillojë menjëherë pas pushimit të numëruesve.
Lini një Përgjigje