TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 10:06

Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Gjekmarkaj shpërthen ndaj mazhorancës: Keni frikë nga fjala e tij!

Shkruar nga Pamfleti

Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Gjekmarkaj shpërthen ndaj

Në Konferencën e Kryetarëve është diskutuar për përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendit.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj është shprehur se mazhoranca ka frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë.

“Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit. Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë! Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng! Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish! PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë”, ka deklaruar Gjekmarkaj.

Lini një Përgjigje