TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 07:55

Avokati i Berishës mesazh demokratëve të zhgënjyer: Protesta do bëhet edhe pa ju, por do mbahen edhe mungesat

Shkruar nga Pamfleti

Avokati i Berishës mesazh demokratëve të zhgënjyer: Protesta

Opozita e drejtuar nga PD ka thirrur një protestë para Kryeministrisë pasditen e së hënës, e para kjo që pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

Disa nga personazhet e njohur si mbështetës të opozitës në rrjetet sociale kanë refuzuar pjesëmarrjen, duke krijuar debate në rrjet.

Por avokati Genc Gjokutaj, i cili mbron kreun demokrat në procesin gjyqësor të dosjes Partizani, në një postim në rrjetet sociale, duket se i përgjigjet atyre që i konsideron demokratë të zhgënjyer.

“Po lexoj që paska demokratë të zhgënjyer që nuk do të marrin pjesë nesër në protestë!

Ok! E drejta e tyre! Por mungesa e paralajmëruar nuk ka vlerë për protestën, por për ata që nuk e duan atë! Pra për Kryeministrin dhe taborrin e tij!

Protesta do të bëhet edhe më e fuqishme edhe me mungesat e paralajmëruara nga njerëz që betejat i bëjnë me kushte!

Demokratët do të qëndrojnë për të mbajtur gjallë Demokracinë!

Kush zhgënjehet në agoninë e Pushtetit dhe në prag të rënies së tij është dezertor!

Nesër në orën 18.00 përpara Kryeministrisë së pushtuar nga Mafia!

Për të mos u larguar deri në rrëzimin e Neodiktaturës!”, shkruan Gjokutaj.

Pas këtij postimi ka pasur të tjera reagime, çka duket se e kanë shtyrë avokatin në të tjetër postim, me tone më të forta.

“Nuk e mendoja që disa “demokratë” do të derdhnin aq vrer ndaj statusit tim për pjesëmarrje nesër në protestë dhe shërbimit që i bëjnë regjimit të Ramës ata që paralajmërojnë mungesën ndërkohë që regjimi përjeton ditët e fundit të tij!

Thjesht një pyetje:

Duhet ti biem njëri tjetrit pastaj të merremi me Ramën apo duhet të rrëzojmë së pari Ramën?

Bëni si të doni dhe ta ndjeni por nesër edhe protesta do të bëhet por edhe mungesat do të merren!”, shkruan Gjokutaj.  

 

Lini një Përgjigje