TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 08:40

Hapet misioni i Shqipërisë në BE, Rama publikon fotot; Kos: E ndjej veten si ambasadorja shqiptare në Bruksel

Shkruar nga Pamfleti

Hapet misioni i Shqipërisë në BE, Rama publikon fotot; Kos: E

Në Bruksel është hapur godina e Misionit të Shqipërisë në BE. Pamjet nga ceremonia, e zhvilluar mbrëmjen e së dielës, janë publikuar nga Kryeministri Edi Rama.

Komisionerja Marta Kos, e pranishme në ceremoni, tha se e ndjen veten si një ambasadore të Shqipërisë në Bruksel, duke shtuar se detyra e saj është që ta bëjë vendin tonë pjesë të shtëpisë së BE-së. 

Hapet misioni i Shqipërisë në BE, Rama publikon fotot; Kos: E

Kryeministri Edi Rama vlerësoi nga ana tjetër mbështetjen e BE-së teksa tha se "dikur binte shi e bënte ftohtë jashtë" ndërsa tani është ndryshe. 

Hapet misioni i Shqipërisë në BE, Rama publikon fotot; Kos: E

Mesazhet

Marta Kos: E ndjej veten... ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk jua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant  dhe është e gjitha falë punës suaj.

Hapet misioni i Shqipërisë në BE, Rama publikon fotot; Kos: E

Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjet se pse diçka është e mundur.

Hapet misioni i Shqipërisë në BE, Rama publikon fotot; Kos: E

Ky është, dhe do thoja mos më citoni, ky është një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, i dashur Kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: “Kjo është shtëpia juaj e re”. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë.

Hapet misioni i Shqipërisë në BE, Rama publikon fotot; Kos: E

Edi Rama: Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme.

Hapet misioni i Shqipërisë në BE, Rama publikon fotot; Kos: E

Nuk jemi mësuar me këtë, Marta, ndaj është e jashtëzakonshme më në fund ta përjetosh këtë gjë, që është e vazhdueshme gjatë gjithë vitit dhe po bëhet e përhershme. Dua t’ju falënderoj të gjithëve sinqerisht që jeni këtu dhe të falënderoj sinqerisht e me gjithë zemër për punën secilin prej jush.

Hapet misioni i Shqipërisë në BE, Rama publikon fotot; Kos: E

Hapet misioni i Shqipërisë në BE, Rama publikon fotot; Kos: E

Hapet misioni i Shqipërisë në BE, Rama publikon fotot; Kos: E

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje