Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas marrjes së detyrës nga Kryeministri Edi Rama dhe të gjithë ministrat e rinj, duke i uruar për fillimin e këtij cikli të ri qeverisës.
Në një reagim në rrjetet sociale, BE-ja theksoi angazhimin për reformat e nevojshme dhe proceset transparente dhe gjithëpërfshirëse si çelësi për arritjen e qëllimeve të përbashkëta për Shqipërinë.
Me këtë reagim, BE i kujton qeverisë "Rama 4", se opozita duhet të ketë rolin e saj në këtë proces dhe jo të përjashtohet nga diskutimet siç ndodhi në seancën pleanre ku programi i mandatit të 4 u miratua brenda 25 minutash në Kuvend me forcën e kartonit që PS ka në dispozicion.
"Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës. Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027," thuhet në reagimin e BE-së.
Përfaqësuesit e Bashkimit Europian theksuan se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjitha palët shqiptare për të realizuar këtë objektiv të rëndësishëm, i cili përfaqëson një moment historik për vendin dhe qytetarët shqiptarë. Sipas BE-së, ky angazhim i përbashkët është i domosdoshëm për të siguruar një rrugë të qëndrueshme dhe të suksesshme drejt anëtarësimit në BE.
Në këtë periudhë kyçe, BE-ja vazhdon të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të zbatuar reformat dhe për të konsoliduar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik.
Ky reagim i Bashkimit Europian pason një periudhë të gjatë bashkëpunimi dhe mbështetjeje për Shqipërinë dhe qeverinë Rama, e cila objektiv kryesor këtë mandat ka përparimin në rrugën e saj drejt integrimit europian.
Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar prej 16 ministrash janë betuar më 19 Shtator përpara Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Me aktin e betimit nis zyrtarisht puna e qeverisë për të përmbushur objektivat e përcaktuar në programin e saj gjatë 4 viteve të ardhshme.
I fundit që mbërriti në Presidencë ishte Kryeministri Edi Rama, i cili pas himnit, ishte i pari që bëri betimin, ndjekur nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali, Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu dhe të gjithë ministrat e tjerë me radhë.
Pas ceremonisë së betimit dhe fotos familjare në shkallët e Presidencës me Kreun e Shtetit Bajram Begaj, ata lëvizën në këmbë drejt Kryeministrisë ku u realizua fotoja e dytë familjare e qeverisë.
Pas kësaj, qeveria ka vijuar me dyer të mbyllura, me mbledhjen e saj të parë.
Zbatimi i programit qeverisës Rama 4 ka në përbërje një sërë objektivash që nisin me rritjen e pagave dhe pensioneve dhe përfundojnë me anëtarësimin në BE në 2030.
Betimi u zhvillua një ditë pas miratimit të programit dhe përbërjes së qeverisë në Kuvend, miratim i cili u bë në nxitim e sipër për shkak të tensioneve që u krijuan pas fjalimit të “Diellës” në Kuvend.
Programi u miratua me 82 vota të shumicës dhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Partia Demokratike i dërgoi një letër dje Kuvendit ku kërkonte përsëritjen e seancës plenare gjatë së cilës u miratua programi qeverisës. Sipas Partisë Demokratike, fakti që Diella mbajti një fjalim në Kuvend ishte në kundërshtim me ligjin dhe provokim për opozitën. Kjo kërkesë nuk do të pranohej, duke i hapur kështu rrugë betimit në Presidencë.
Por kur kaqen Dakort partija demokratike e udhehequr nga saliu qe del si plaku mere akoma vazhdon ai me kelyshet qe mban mbrapa po kurr kurr Ska per te fituar ai se ka vrar gjith ata bij nenash qe na veriu ne jug dhe e di mir ai se do te laj menderen e ti dhe ata qe mban mbrapa prandaj I thoni sales I them 1 fjale ne skrapalijte a zijet djelli me shoshe pergjigja eshte se shosha ka prima... prandaj Sala I eshte kalbur truri I kokes se po mer meqaf PDfund