TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2025, 09:21

Ermal Dredha dha dorëheqjen, emri që pritet të zgjidhet kryetar i përkohshëm i Bashkisë Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Kjo lëvizje vjen nga Këshilli vjen pasi Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen si kryetari i Bashkisë së Vlorës. Dredha ishte vendosur në "shënjestër" të Ramës kohët e fundit pasi ai nuk i shkonte për "fije", "tekave" të Kryeministrit.

Ermal Dredha dha dorëheqjen, emri që pritet të zgjidhet kryetar i
Dredha dhe Rama në Vlorë

Këtë të hënë, në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës, i cili në rendin e ditës do të diskutohet sot edhe vendimi për zgjedhjen e një prej nënkryetarëve të bashkisë Vlorë në rolin e kryetarit të përkohshëm të bashkisë së Vlorës deri në zgjedhjet e ardhshme në këtë bashki.

Klea Lalo, Irena Toshkallari dhe Elis Halili janë tre emrat që do të votohen sot me votë të fshehtë se kush prej tyre do të bëhet kryetar i përkohshëm.

Mësohet se nga Këshilli Bashkiak më i preferuari është  Elis Halili, i emëruar vetëm pak ditë më parë si nënkryetar, disa minuta para dorëheqjes së Dredha, i cili është përgjegjës për projektet dhe infrastrukturën momentalisht në qytet.

Kjo lëvizje vjen nga Këshilli vjen pasi Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen si kryetari i Bashkisë së Vlorës. Dredha ishte vendosur në "shënjestër" të Ramës kohët e fundit pasi ai nuk i shkonte për "fije", "tekave" të Kryeministrit.

Sulmi i hapur i Ramës ndaj Dredhës është vënë re edhe nga debatet që kryeministri zgjidhte të bënte me të në momente dhe vende ku sigurohej që kamerat po regjistronin. 

Ndërkohë vlen të theksohet se Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit korrik të vitit 2023, kur zëvendësoi Dritan Lelin.

Në letrën drejtuar kryeministrit Rama, kryebashkiaku i dorëhequr i Vlorës thekson se dorëheqja e tij vjen si një akt reflektimi dhe përgjegjësie, si edhe është veprimi i tij më i drejtë në këtë moment.

“Rrethanat aktuale, familjare dhe personale, apo dhe ato politike e administrative, më shtyjnë të besoj se dorëheqja ime është veprimi më i drejtë në këtë moment”, thekson ai.

Në vitin 2002, ai iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme si asistent personal i zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm. Më vonë u bë drejtues i sektorit të IT dhe i Departamentit të Protokollit Shtetëror.

Nga dhjetori 2010 deri në nëntor 2013 ishte Drejtor i Protokollit Shtetëror. Nga nëntori 2013 deri në nëntor 2016 shërbeu si Konsull i Përgjithshëm në Bari, Itali.Nga maji 2016 deri në mars 2023 shërbeu si Ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në prill 2023 u përzgjodh si kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Vlorës. Në maj 2023 fitoi zgjedhjet dhe mori detyrën në korrik 2023, duke zëvendësuar Dritan Lelin.

 

ermal dredha dha dorëheqjen kryetar i përkohshëm i bashkisë së vlorës

1 Komente

  1. S
    SONILA

    A i shkreti ky.. iku kurban karriera e vet. gjynaf. Po si skemat e Gylenit dhe Hizmetit qe te ngrene te trajtojn mire ne Amerik Kanada Angli Holande etj e pastaj varet ku te degdisin tu sherbesh se ke detyrim ne ndergjegje :/ po ta kane rrasur edhe nje partner nga grupi i tyre je brenda koke e kembe. E kalon me. lutje grupi

    Lini një Përgjigje