TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Nëntor 2025, 10:54

Përmbytjet dëmtuan prodhimet, Zhupa thirrje Qeverisë nga protesta në Konispol: Ndihmoni fermerët!

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytjet dëmtuan prodhimet, Zhupa thirrje Qeverisë nga protesta
Ina Zhupa në protestën e fermerëve në Konispol

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, i është bashkuar protestës së fermerëve në Konispol. 

Përmbytjet e disa ditëve më parë dëmtuan prodhimet e fermërëve, të cilët janë lënë në mëshirë të fatit nga shteti. 

Demokratja i bën thirrje qeverisë t'i ndihmojë në rastet e fatkeqësive natyrore duke theksuar se duhet të kontrollohen abuzimet në treg dhe të ndalohet shfrytëzimi i fermerëve nga grumbulluesit. 

Zhupa deklaron se është krah fermerëve, duke shtuar se zërin e tyre do të çojë në Kuvend dhe amendamentet e buxhetit 2026.

"Ju bashkova protestës së fermerëve të Konispolit.
Fermerët tanë janë lënë në mëshirë të fatit nga shteti, të goditur nga përmbytjet duke ju prishur pjesë e madhe e prodhimit dhe nga presionet për uljen e çmimit nga grumbulluesit.
Ata janë sulmuar me fushata të rreme dezinformimi për të justifikuar blerjen e mandarinave me cmim të lirë që nuk justifikon as kostot.
Jam në krahun e tyre dhe zërin e tyre do ta çoj në Kuvend dhe në amendamentet e buxhetit 2026.
Mandarinat e Konispolit janë cilësore, të sigurta dhe vijnë nga puna e ndershme e fermerëve tanë. Qeveria duhet ti ndihmoj në rastet e fatkeqësive natyrore dhe të kontrolloj që mos ketë abuzime në treg për të shfrytëzuar punën e ndershme të fermerëve nga grumbulluesit", shkruan Zhupa në një postim në "Facebook".

 

ina zhupa

Lini një Përgjigje