
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur për herë të parë mbi incidentin në Kamëz. Edhe pse i tregoi derën zonjës qe e kritikoi dhe sot e larguan nga strukturat, Noka u shpreh se debatet janë pjesë e zakonshme e funksionimit të çdo strukture politike dhe se ai vetë i mirëpret kritikat.
“Shqiptarët duan të dinë çfarë shqetësimi ka një njeri në një strukturë që bëj debat unë apo dikush tjetër. Ne i kemi debatet të përditshme në struktura, ka rregulla e statut. Ka kritika e debate, aty jemi prapë”, tha Noka në “News 24”.
Ai theksoi se marrëdhënia me anëtarësinë ka qenë gjithmonë shtylla e karrierës së tij politike.
“Unë marr parasysh çdo kritikë dhe këtu në këtë pikë politike kam arritur prej atyre njerëzve. Unë vij nga njerëzit. Karrierën time e kam falë atyre dhe marrëdhënies me ta”, u shpreh ai.
Ai sqaroi se zonja në fjalë nuk është anëtare e Kryesisë, ndaj edhe nuk ka se si të jetë përjashtuar.
Lini një Përgjigje