TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2023, 11:23

I shtruar në spitalin e burgut, Lefter Alla kërkon lirimin     

Shkruar nga Pamfleti
I shtruar në spitalin e burgut, Lefter Alla kërkon lirimin 

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë arrest me burg. Apeli i GJKKO la në burg Allën dhe ish-zyrtarët e tjerë të cilët u arrestuan për abuzimin me tenderin 322 mln lekë.

Alla kërkon ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Ai është prej disa ditësh i shtruar në spitalin e burgut. Në lidhje me kërkesën gjykata pritet të shprehet në datën 5 maj.

Alla akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa ish-kryebashkiaku i ka cilësuar si sulme politke. 

Në burg është lënë edhe Aqif Konesha, miku i Allës, i cili u favorizua për tenderin për rehabilitimi i ujërave të zeza të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës. Në burg ka mbetur edhe ish-nënkryetarja e bashkisë, si edhe ish-zyrtarët e tjerë.

Bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, Lefter alla akuzohet  për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.

Kryebashkiaku Alla në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë kanë miratuar kritere për të favorizuar dy firmat ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’ që morën pjesë në tender. Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i 'BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.

lefter alla spak arrestimi

Lini një Përgjigje