TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Tetor 2025, 13:03

Rama prazanton Identitetin Dixhital: Kusht nga BE, afati brenda vitit 2027

Shkruar nga Pamfleti
Rama prazanton Identitetin Dixhital: Kusht nga BE, afati brenda vitit 2027
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu prezantuan këtë të hënë projektin e Identitetit Dixhital.

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria do të bëhet një nga vendet e para në rajon që implementon identitetin digjital, një projekt ambicioz që pritet të hyjë në funksion në fillim të vitit 2026, një vit përpara afatit të përcaktuar nga Bashkimi Europian.

Gjatë prezantimit zyrtar të projektit, Rama e cilësoi identitetin digjital si themelin e së ardhmes teknologjike të vendit.

“Identiteti digjital është baza, për të ardhmen teknologjike që na pret”, u shpreh kreu i qeverisë.

Sipas tij, ky hap është një pjesë e rëndësishme e strategjisë për modernizimin e administratës dhe rritjen e transparencës ekonomike.

“Ajo që po prezantohet sot do të jetë në dispozicion të ekonomisë sonë në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Rama, duke nënvizuar rolin kyç që do të luajë kjo teknologji në jetën e përditshme të qytetarëve dhe biznesit.

Rama kujtoi gjithashtu se Bashkimi Europian ka përcaktuar vitin 2027 si afatin për përfshirjen e detyrueshme të identitetit digjital për qytetarët e tij.

“BE ka shpallur që brenda vitit 2027, shtetasit e vendeve të Bashkimit Europian duhet të kenë identitet digjital. Ne do ta kemi identitetin digjital më 2026, një vit më herët sesa BE-ja.”

kryeministri edi rama prazanton identitetit dixhital

Lini një Përgjigje