Politike21 Shtator 2023, 09:25

Përplasjet e kryeministrit me delegacionin rus në OKB, Tritan Shehu: Në SHBA flitet veç për skandalet e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet e kryeministrit me delegacionin rus në OKB, Tritan Shehu:
Tritan Shehu

Deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se kreu i qeverisë Edi Rama që drejtoi Këshillin e Sigurimit, ishte në vendin e gabuar.

Ai tha se prania e Ramës në Këshillin e Sigurimit zbehu rolin e Shqipërisë pasi në SHBA flitet për çështjen McGonigal, ku dyshohet se është i përfshirë dhe kreu i qeverisë së vendin tonë.

“Ishte një ngjarje që ishte në vazhdën e zhvillimeve të një vendimi të kahershëm. Pyetja e dytë është se a i realizuam ne pritshmëritë. Shqipëria nuk arriti të shfrytëzojë dhe qenien në Kryesinë e OSBE-së. 

Ishte Rama që drejtonte Këshillin e Sigurimit, që u tentua të përdorej si një kapital personal. Në Këshillin e Sigurimit nuk kanë vend batutat. 


Rama ishte në vendin e gabuar. Është në një moment ku në SHBA flitet për skandalin Mc Gonigal. Rama ishte si person në vendin e Këshillit të Sigurimit, në këtë mënyrë zbehu dhe rolin e Shqipërisë”-tha ai.

 

tritan shehu rama okb