Politike21 Shtator 2023, 09:00

Reforma Zgjedhore, Bardhi kërkesë Nikollës: Të ndryshohet rendi i ditës!

Shkruar nga Pamfleti

Reforma Zgjedhore, Bardhi kërkesë Nikollës: Të ndryshohet
Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa në rend dite është futur projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Në seancën e sotme priten debate, për shkak të përplasjes mes opozitës.

Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të fusë në rendin e ditës propozimin e tij për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore. Ndonëse Lulzim Basha e ka shkarkuar, Bardhi teksa e cilëson veten e tij kreun e grupit, kërkon që të largojë si bashkëkryetar të komisionit Enkelejd Alibeajn e Bashës dhe të vendosë Oerd Bylykbashin e Berishës.

"Për një vit e gjashtë muaj, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin”, thuhet në kërkesë.

Gazmend Bardhi propozon deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpetim Idrizi dhe Petrit Vasili.

Reforma Zgjedhore, Bardhi kërkesë Nikollës: Të ndryshohetReforma Zgjedhore, Bardhi kërkesë Nikollës: Të ndryshohet