TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 10:59

Përplasjet me Berishën për Reformën Zgjedhore, Alibeaj: Unë jam përfaqësues vetëm i PD-së

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet me Berishën për Reformën Zgjedhore, Alibeaj:
Enkelejd Alibeaj

Bashkëkryetari i Komsionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se është i hapur të presë propozime nga të gjithë opozitarët për Zgjedhoren.

Ai ka theksuar se është përfaqësues vetëm i Partisë Demokratike dhe jo i interesave të opozitarëve në parlament.

“Unë do të jem i sinqertë me këdo. Unë jam bashkëkryetar e këtij komisioni, i kërkuar para shumë vitesh nga Partia Demokratike, sepse mazhoranca nuk donte. Për të qene i sinqertë unë jam përfaqësues i Partisë Demokratike, dhe jo i interesave të opozitarëve në parlament. Prandaj unë nuk jam i rreptë dhe i mbyllur për ato çështje, dhe mos të shtohen të tjera. Secili nga ata anëtarët e opozitës është i mirëpritur për të sjellë propozime të reja, për t’i propozuar dhe diskutuar. Këtu është një fakt tjetër që duhet të jemi të barabartë si opozita dhe mazhoranca”, u shpreh Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj, në deklaratën për mediat para nisjes së mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore u pyet edhe për Oerd Bylykbashin, i propozuar më parë nga grupimi i Sali Berishës si bashkëkryetar. Alibeaj tha se bashkëkryetarët kanë qenë gjithmonë përfaqësues të partive politike.

“Nëse lexohet deri në fund, në bazë të kësaj shkrese, që po është dërguar nga grupi parlamentar, ka edhe një projekt vendim që është bërë vendim i kuvendit, mbi të cilin është ngritur komisioni i reformës. Dhe ky vendim bazuar në këtë shkresë ka përcaktuar në pikën 4 të tij që bashkëkryetarët do të jenë respektivisht përfaqësues i PS dhe PD. Kështu ka ndodhur gjithmonë, bashkëkryetarët kanë qenë gjithmonë përfaqësues të partive politike.", tha ai.

Alibaej tha se PD kërkon, lista të hapura, sistem proporcional kombëtar, numërim dhe votim elektronik si dhe votën e diasporës.

 

përplasjet me berishën për reformën zgjedhore alibeaj

Lini një Përgjigje