Ka nisur me tensione seanca plenare, pasi deputetët e opozitës kanë shkaktuar kaos në sallën e Kuvendit duek hipur mbi tavolina dhe duke zënë karriget e ministrave.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit, reagoi ashpër ndaj ndërhyrjes së Gardës, duke e cilësuar atë si një shkelje të rëndë.
"Prekja e deputetëve akt kriminal i pashembullt. Jeni ju që mbroni hajdutët. Mos prekni deputetë me dorë. Do të përballeni me pasoja të rënda”, deklaroi Berisha, duke akuzuar mazhorancën për përdorimin e forcës.
Lini një Përgjigje