TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2024, 13:24

Përplasjet për Ishullin e Sazanit, Salianji nxjerr videon: Me zë dhe figurë; çfarë thoshin dje dhe çfarë bëjnë sot!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet për Ishullin e Sazanit, Salianji nxjerr videon: Me zë
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka risjellë në vëmendje një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është shprehur në Komision se “Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet”.

Salianji ka ironizuar kryeministrin Edi Rama i cili ka deklaruar sot në Asamblenë e PS se ‘Sazani nuk është zonë e mbrojtur’.

Salianji shprehet se këto janë dy qëndrime të ndryshme, ndërsa shtron pyetjen: “A po dorëzohet ky aset kombëtar pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?”

Postimi i Salianjit:

“Me zë dhe figurë; çfarë thoshin dje dhe çfarë bëjnë sot!

Rama tha sot se Sazani nuk është zone e mbrojtur! Ndryshe, është shprehur Peleshi dje: Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet!

Thuajse dy vite me pare kam shprehur shqetësimin publik për ishullin e Sazanit, dhe ministri i Ramës mohoi kategorikisht kur tha se baza e Sazanit nuk mund te privatizohet!

A po dorëzohet ky aset kombëtar pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?”, shkruan deputeti i PD.

 

ervin salianji niko peleshi rama ishulli i sazanit kusher

Lini një Përgjigje