
Teksa pësoi një humbje katastrofike në zgjedhjet lokale, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se asgjë nuk e ndal para dhunimit masiv të votës së lirë.
Me këtë deklaratë, Berisha la të kuptohet se opozita nuk do heqë dorë nga kundërshtimi i rezultatit zgjedhor, duke shtuar se ka fotografi e filmime që dëshmojnë presionin ndaj votuesve.
“Unë po flas qartë që kemi të bëjmë me procesin më të shëmtuar në historinë e vendit. Kemi të bëjmë me një proces në të cilin qytetarët shqiptarë nuk votuan të lirë. Në të cilin u bënë presione të gjithëashme dhe mbi bazën e kësaj PD dhe koalicioni do të marrë të gjitha vendimet.
Qeveria dështoi në çdo përpjekje për ta asgjësuar atë përveç ndryshimit të rezultatit të zgjedhjeve kur bleu vota me 300 euro, kur operatori në votimin elektronik votonte për zgjedhësin etj etj. Po këto ne i kemi të gjitha të dokumentuara. Është mbi 45 vjeç sepse Edi Rama ka përzënë rininë nga Shqipëria, unë mund t’ju jap një shifër të Eurostatit ju. Sali Berisha ka qenë kryeministër dhe një vit pasi ka ikur ka lënë Shqipërinë në shtim progresiv të numrit shqiptar dhe jo vetëm kaq, unë mendoj se nëse marrim si gjë serioze përgjegjësinë, duhet ta vendosim aty ku qëndron.
Ai tregues që ju cituat është një akt-akuzë shumë e rëndë për Ramën që ka përzënë dhe po përzë të rinjtë nga Shqipëria. Ndjej përgjegjësi të madhe dhe të pafundme për çdo proces zgjedhor, e kam faktuar vetë më vendimet më madhore si e kam respektuar një rezultat, por asgjë nuk më mposht mua, para një dhunimi masiv të votës së lirë të shqiptarëve.
Të thotë kush në mbarë vendin se opozita, Sali Berisha me qëndrimet e tij ndikoi apo dhunoi votën e shqiptarëve, kemi bërë fushatë model, unë dhe kandidatët tanë. Nuk kemi bërë asnjë lloj presioni, por të zotuar sepse qëllimi ishte të na asgjësonin pa marrë pjesë në zgjedhje, por dështuan! Nëse ti mendon se bandat pushtojnë, janë të fotografuara dhe të filmuara, komisionerët i hedhin krahun në qafë çdo votuesi, ky s’quhet votim, por batërdi. Mediat kanë një meritë për denoncimet e tyre, por ka shumë tani që përpiqen të justifikojnë Edi Ramën.”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje