TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2025, 20:32

Plani për Alimehmetin deputet, si PD kërkon t’i marrë Shehajt mandatin në tavolinë

Shkruar nga Pamfleti

Plani për Alimehmetin deputet, si PD kërkon t’i marrë

Partia Demokratike  shpreson  të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit në qarkun e Tiranës duke kërkuar hapjen e kutive.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Franci Nuri konfirmon për Top Channel se kërkesa për rinumërim  do të fokusohet tek rivlerësimi i fletëve të pavlefshme të votimit.

Rezultati është mjaft i ngushte ne lidhje me mandatin e 14-të/  Mandati është diskutim mes Partisë Demokratike Aleancës për Shqipërinë Madhështore dhe partisë së z. Agron Shehaj. Fletët e pavlefshme janë një opsion, nuk mund te anashkalohen, pasi janë rreth 17-18 mije fletë  votimi te pavlefshme ne gjithë qarkun e Tiranës dhe patjetër qe duhet  te jene pjese e shqyrtimit dhe vlerësimit ne gjykimin tonë“, shprehet Franci Nuri, përfaqësues ligjor i PD.

Por, kali i betejës ligjore të demokratëve për ti hapur derën e Parlamentit doktor Alimehmetit, i cili e humbi për një grusht votash shansin për të veshur xhaketën e ligjvënësit nuk janë vetëm fletët e pavlefshme.

Opsioni tjetër është duke parë materialet zgjedhore për çdo qendër votimi ku ne gjykojmë se ka pasur probleme dhe nëse hiqet një qendër votimi nga  përllogaritja e rezultatit aty mund te ndryshoje mandatin pasi diferenca ka qenë më pak se 100 vota“, tha ai.

Demokratët kërkojnë rrëzimin e zgjedhjeve jo vetëm në qarqet të cila i humbën, por edhe aty ku fituan.

“Është vendimmarrje politike e PD, pasi farsa ishte kudo prezente, kudo ka pasur probleme edhe pse ia dolëm të fitojmë“.

Tirana do jetë qarku i fundit që do ankimohet  nga juristët e Partisë Demokratike, të cilët do shfrytëzojnë të gjithë kohën ligjore për të mbledhur provat për betejën e gjatë ligjore që i pret sa në dyert e KQZ, në atë të Kolegjit Zgjedhor. /TCH

Lini një Përgjigje