TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Nëntor 2025, 11:46

‘Platforma parlamentare përpara Kryeministrisë’, Berisha shpjegon se çfarë do të ndodhë në protestën e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

‘Platforma parlamentare përpara Kryeministrisë’, Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se nga e hëna opozita do të nisë “platformën parlamentare”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu demokrat shprehet se kjo platformë do të zhvillohet përpara Kryeministrisë dhe e përshkruan si alternativën e vetme, pasi parlamenti, sipas tij, kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat.

Berisha shton se iniciativa synon të krijojë një hapësirë për opozitën dhe të rikthejë debatin politik:

“Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet, pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare,” shkruan Berisha.

Lini një Përgjigje