TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Dhjetor 2024, 21:20

“Po mban të fshehur opinionin për mandatin e Xhaçkës”/ Spiropali dhe PD-ja përplasen për Venecian!

Shkruar nga Pamfleti

“Po mban të fshehur opinionin për mandatin e

Vendimi i Komisionit të Venecias lidhur me interpretimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka, ka futur në sherr Partinë Demokratike me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali.

Komisioni i Venecias ka shqyrtuar sot çështjen e mandatit të Xhaçkës, në përputhje me kërkesën e parashtruar nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. Opinioni për këtë çështje është miratuar nga Komisioni dhe, sipas rregullave dhe procedurave të tij, do të publikohet në ditët në vijim.

Lidhur me këtë fakt, Spiropali ka deklaruar se edhe pse vendimi është marrë, ajo nuk mund ta bëjë publik vendimin e Komisionit të Venecias, pasi kështu e kërkon procedura në përputhje me detyrimet që përcaktohen në rregullat e punës së Komisionit të Venecias.

Opinioni i kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit, me shkresën nr. 3457, datë 13.09.2024, është miratuar nga Komisioni i Venecias, në mbledhjen e mbajtur sot më datë 6 Dhjetor, në Venecia, Itali. Ky Opinion do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave të aplikueshme prej tij.

Deri në datën e publikimit, Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të vijojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit në fjalë, siç ka bërë deri më sot, në zbatim të detyrimeve që përcaktohen në rregullat e punës së  Komisionit të Venecias.', thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kjo ka nxitur reagimin e Partisë Demokratike e cila akuzon kryetaren e Kuvendit se po mban të fshehtë opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës.

Gjithashtu, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike reagoi edhe në lidhje me një lajm të publikuar mbi këtë vendim, duke e cilësuar atë si “fake news” të prodhuar nga Zyra e Kyetares së Kuvendit.

Mbajtja e fshehtë e draft opinionit të Komisionit të Venecias që është miratuar sot, apo përjashtimi i opozitës nga ky proces, ka pasur si qëllim pikërisht dezinformimin e opinionit publik përmes prodhimit të lajmeve të pavërteta të sajuara nga Kryetarja e Kuvendit dhe me fjali të nxjerra jashtë kontekstit të opinionit të Komisionit të Venecias. Padyshim kur ka trajtuar parimin e mandatit jo detyrues, jo Komisioni i Venecias, por edhe vetë Gjykata jonë Kushtetuese, sqaron që deputetet si rregull janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre, por ky rregull sigurisht që nuk ka lidhje me çështjen në fjalë, siç Gjykata Kushtetuese ka sqaruar”, thuhet në reagimin zyrtar të PD.

Vlen të theksohet se Komisioni i Venecias do të publikojë javën e ardhshme opinionin e saj lidhur me çështjen e Olta Xhaçkës.

Lini një Përgjigje