
Teksa ngjarjet merrnin tjetër kthesë dhe shënoheshin incidente, shihej një heshtje totale nga mediat që vendosën të mos publikonin sondazhet derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta jepte i pari lajmin.
Disa orë pasi qendrat e votimit u mbyllën në Shqipëri, ende mbetet e paqartë nëse Partia Socialiste në pushtet siguroi një mandat të katërt historik apo Partia Demokratike e opozitës po përballet me një fushatë zgjedhore të ashpër.
“Politico” shkruan se asnjë televizion shqiptar nuk publikoi sondazhe paraprake, duke i lënë votuesit dhe vëzhguesit në errësirë totale lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, që shihen si kritike për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Sondazhet e daljes nga votimet nuk u publikuan as nga media të cilat njoftuan se do të kishin sondazhet e tyre natën e zgjedhjeve. Nuk ka një përgjigje të qartë se pse ndodhi kjo”, tha analisti politik Lutfi Dervishi.
Një sondazh i vetëm i publikuar nga “Klan Kosova” dhe “Albanian Post”, e njohur për pikëpamjet e saj pro-qeveritare, tregon një fitore vendimtare për socialistët e kryeministrit Edi Rama me 51 përqind, ndërsa demokratët e Sali Berishës mbeten pas me 38 përqind.
Mediat nuk kanë dhënë asnjë shpjegim lidhur me vendimin e tyre për të mos publikuar sondazhet dhe në vend të tyre trasmetojnë histori të zakonshme si analiza lidhur me supozime për fitore për secilin kandidat ose mbi incidente të vogla si dëmtimi i një kutie votimi në rajonin e Kamzës.
“Mendoj se partitë politike në vend mund të kenë ushtruar presion mbi mediat që të mos dekurajonin komisionerët që merrnin pjesë në procesin e numërimit të votave”, shtoi Dervishi.
Sipas Reportetëve pa Kufij, gazetarët në Shqipëri janë nën presion gjatë zgjedhjeve. Megjithatë, vendi renditet më lart në indeksin e lirisë së shtypit të organizatës sesa disa vende fqinje si Greqia, Kosova dhe Serbia.
Në Shqipëri, kutitë shkojnë nga qendrat e votimit në qendrën e mbledhjes së votave të rrethit, ku zyrtarët numërojnë me dorë çdo votë nën sytë vigjilentë të monitoruesve të partive dhe vëzhguesve nga të gjitha partitë politike, si dhe organizatave të shoqërisë civile, në një përpjekje për të garantuar një numërim të drejtë dhe transparent.
“Të dyja partitë politike kryesore dukeshin të vendosura të inkurajonin komisionerët e tyre zgjedhorë dhe vëzhguesit e numërimit të votave që të siguroheshin që çdo votë të regjistrohej pa asnjë ndikim. Nëse del një sondazh dhe thuhet se njëra palë humbi, kjo mund të kërcënojë seriozisht integritetin e procesit të votimit”, vijoi Lutfi Dervishi.
Teksa ngjarjet merrnin tjetër kthesë dhe shënoheshin incidente, shihej një heshtje totale nga mediat që vendosën të mos publikonin sondazhet derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta jepte i pari lajmin.
Gazetarët vendas dhe ndërkombëtarë që mbuluan zgjedhjet, përfshirë edhe ata të POLITICO-s, e kaluan mbrëmjen duke kontaktuar me transmetuesit kryesorë të lajmeve në vend, si Top Channel dhe Ora News, por nuk morën asnjë përgjigje të qartë se pse nuk u publikuan sondazhet e zgjedhjeve.
Vota e diasporës
Shqipëria ka rreth 3.5 milionë votues të regjistruar, me të paktën 1.4 milionë qytetarë që jetojnë jashtë vendit. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, qytetarëve iu lejua të votonin nga jashtë vendit. Rreth 245,000 qytetarë nga diaspora u regjistruan për të votuar dhe rreth 190,000 prej tyre morën pjesë në zgjedhjet e së dielës.
Përfshirja për herë të parë e votave të huaja ka ngritur pikëpyetje lidhur me besueshmërinë e sondazheve të daljes në votime dhe mund të ndihmojë në shpjegimin pse kanalet televizive zgjodhën të mos t'i publikojnë ato.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i detyruar të publikojë një numërim paraprak të votave brenda 48 orëve nga mbyllja e qendrave të votimit.
Megjithatë, edhe rezultatet nga dy distrikte administrative që po zbatonin një program pilot për votimin elektronik në Vorë dhe distriktin e 10-të, (që do të thotë se vota do të numërohej automatikisht) vendosën ta shtynin njoftimin deri të nesërmen.
Një sherr ndodhi mes vëzhguesve në qendrën kryesore të numërimit të votave në Parkun Olimpik të Tiranës, pasi mbërritën kutitë e votimit me vota nga diaspora nga Greqia. Vëzhguesit e Partisë Demokratike kërkuan që komisioni të rishikonte vlefshmërinë e fletëve të votimit, duke shkaktuar tensione.
Kreu i opozitës, Sali Berisha, i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos i nënshtrohet presionit për të nxituar procesin e numërimit të votave.
“Vota është në duart e komisionerëve, të cilët mbajnë përgjegjësinë më të madhe. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet nën presion”, tha Berisha.
Sondazhet parazgjedhore e vendosnin Partinë Socialiste të Edi Ramës në krye, megjithatë Partia Demokratike e opozitës luftoi për të rikthyer opozitën në pushtet, duke shkuar aq larg sa të punësonte ish-strategun e Trump, Chris LaCivita, për të udhëzuar fushatën e PD.
Nëse socialistët sigurojnë një mandat tjetër, Rama, i cili ka qenë në pushtet për 12 vjet, do të bëhet udhëheqësi më jetëgjatë i Shqipërisë që nga Enver Hoxha./ Përshtati "Pamfleti" nga “Politico”.
Lini një Përgjigje