TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2025, 18:26

Premtimi i Berishës: Kush bëhet me 3 fëmijë, qeveria i jep shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Premtimi i Berishës: Kush bëhet me 3 fëmijë, qeveria i jep

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë prezantimin e kandidatëve të aleancës së tij “Shqipëria Madhështore” në Kashar.

Duke folur për familjen shqiptare, ai tha se askush nuk ka nevojë të dëgjojë “se burri qënka kështu apo ashtu”, por i duhet mbështetje ekonomike. Duket se mesazhi ishte për Ramën që i cilëson “çyrykë” burrat.

Ne jemi parti e traditave më të mira, partitë konservatore nuk janë parti ideologjike, por janë parti të vlerave themelore të njerzimit. Në këtë kontekst, në kombin tonë, themeli i gjithë themeleve është familja. Ndaj e ne vijmë para jush me një projekt me të cilin zotohemi se familja shqiptare, do të jetë në epiqendër të përpjekjes tonë për ta mbështetur atë. Një komb i fortë mund të jetë vetëm kur ka familjen e fortë. Familja është e frotë kur ka moralin e fortë. Unë nuk jam gjykatës morali, por disa vlera janë të përbashkëta. Besoj se respekti është reciprok, burri ndaj gruas, gruas ndaj burrit, respekti i anëtarëve të familjes ndaj njëri tjetrit, janë vlerat më të larta. Kam besim të lartë që asnjë grua, nuk pranon e nuk do donte ti shahet djali, bashkëshorti, prindi.

Pra, kjo fushtë vulgare e Edi Ramës që kërkon të zhvlerësojë familjen e vlerat e saj, ka një qëllim. Jo vetëm tregon konceptet që ka ai për familjen, por ka qëllim të spostojë vëmendjen tuaj nga problemet e vërteta të familjes shqiptare. Nga problemet që familja shqiptare kërkon nga partitë politike të zgjidhen. Familja shqiptare nuk ka nevojë të dëgjojë se burri qenka kështu apo ashtu, ajo ka nevojë të mbështetet ekonomikisht, për pensionistin që ka të marrë 200 euro minimumin. Ka nevojë që vajza e djali të mos marrin rrugët e dheut, se sofra nuk i mban më. Por përkundrazi të shkollohen, të punësohen, të ndihmohen për strehimin, të ndërtojnë në vendin e tyre ëndrrën e tyre rinore. Do bëjmë gjithçka për shkollimin e fëmijëve tuaj”, tha Berisha.

Kryedemokrati tha se çdo familje e cila bëhet me 3 fëmijë, kredia do të paguhet plotësisht nga qeveria.

Një çati për çift do jetë zotimi ynë për ta, do të thotë se qeveria do u mbulojë atyre me një grant 30 mijë euro interesin e kredisë. Ata të cilët do bëhen me 3 fëmijë, kredinë do ta kenë të paguar tërësisht nga qeveria”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje