TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2025, 17:25

Rama ironizon partitë e reja: Zogj të vegjël, luftojnë vetëm për karrige në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

Rama ironizon partitë e reja: Zogj të vegjël, luftojnë

Kryeministri Rama ka sulmuar partitë e reja duke thënë se i kujtojnë pronarët e firmave piramidale të dikurshme, Suden apo Rrapush Xhaferrin.

Nga një takim elektoral në Skrapar për zgjedhjet e 11 Majit, Rama ka ironizuar duke i cilësuar partitë e reja si zogj të vegjël ndërsa shton se qëllimi i tyre është të kapin një karrige në Parlament.

Rama tha gjithashtu se ata fusin krushqit në lista, pasi vetë janë në listat e hapura.

“Janë disa zogj të vegjël që kanë dalë. Janë disa, jo mundet, jo s’mundet, jo bashkë jo veç. Ata mua më heqin mallin e Sudes të Vehbiut dhe të Rrapush Xhaferrit. Ta bëjnë detin kos dhe këtu nuk do ketë më korrupsion, nuk do ketë më padrejtësi.

Nuk do ketë më çmimet të lartë, nuk do ketë më asgjë. Jepini votën që të kapin ndonjë karrige në parlament. Thonë jemi të rinj. Të rinj janë vetëm në moshë. Shikoni si marrin krushqit dhe i vënë në listat, se vetë janë në listat e hapura”, tha Rama.

Lini një Përgjigje