Politike19 Prill 2023, 17:38

Prezantimi i kandidatit në Maliq, Meta: 25 vite në pushtet, kryetari aktual nuk ka zgjidhur as problemin e ujërave të zeza

Shkruar nga Pamfleti

Prezantimi i kandidatit në Maliq, Meta: 25 vite në pushtet, kryetari

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka prezantuar kandidatin e “Koalicionit Bashkë Fitojmë” në Maliq, Alfred Gega.

Gjatë fjalës së tij, Meta ka deklaruar se nevoja për ndryshim në këtë bashki është ulëritëse.

Më tej ai ka shtuar se kryebashkiaku aktual, i cili ka 25 vite në detyrë ka bërë premtime për vendosjen e trenave elektrik, por në fakt sipas Metës ai nuk ka zgjidhur akoma problemin e ujërave të zeza në këtë bashki.

“Ndërkohë në Maliq nevoja për ndryshim është ulëritëse. Pas 25 vitesh, një çerek shekulli keni akoma një kryetar bashkie që ka 25 vjet në detyrë që premton që do të vendosë një tren elektrik nga Maliqi tek pylli i fazanëve, ai që në 25 vjet nuk zgjidhi problemin e kanalizimit të ujërave të zeza, nuk ka bërë asnjë investim për të lidhur rrugët me njësitë administrative. Kujton se var xhaketën ai dhe Maliqi s’ka punë tjetër dhe e voton”, u shpreh Meta.

prezantim kandidat meta maliq