
Koalicioni “Bashkë Fitojmë’ nuk ka bërë ende transparecë për financimet e fushatës. Ndaj Berishës ka akuza se po hedh miliona, por ndaj tij nuk ka asnjë fond shtetëror. Por si duket dyshja opozitare i ka varur shpresat te gjyqi ndaj “Top Channel”.
Meta nga Pogradeci falenderoi gruan e tij Monika Kryemadhi për padinë që ka bërë ndaj TCH, pasi sipas tij kështu do të ndihmojnë për të përballuar një pjesë të shpenzimeve të fushatës elektorale.
“Lidhur me këto përralla ata e kanë marrë përgjigjen dhe do e marrin gjithmonë. Falënderoj Monikën që ka bërë denoncimin se në këtë mënyrë do na ndihmojë të përballojmë një pjesë të shpenzimeve. Ata takojnë një herë policinë bashkiake me uniformë dhe më pas policinë bashkiake pa uniformë. Këto janë sondazhet e tyre. Nuk guxojnë dot të dalin në rrugë të takojnë njerëzit”, tha Meta.
Kryemadhi paditi “Top Channel” dhe kërkoi 400 mijë euro. Meta në vend që të flasë për akuzat ndaj gruas së tij, gjen kohë dhe të tallet, ndonëse po hidhen miliona të dyshimtë në fushatë.
Lini një Përgjigje