Politike25 Maj 2023, 11:51

Projektligji për pagat, Rama: Kemi bërë një lajthitje me drejtësinë, s’mund të paguhen prokurorët sa Presidenti

Shkruar nga Pamfleti

Projektligji për pagat, Rama: Kemi bërë një lajthitje me

Kryeministri Edi Rama në foltoren e Kuvendit ka komentuar ditën e sotme edhe projektligjin e rritjes së pagave për deputetët, ministrat dhe presidentin.

Ai tha se qeveria ka bërë ne një lajthitje me vetëdije me drejtësinë sepse sipas logjikës nuk mund të paguhet një prokuror më shumë se Presidenti i Republikës.

"Kemi bërë ne një lajthitje që e kemi bërë me vetëdije, madje e kemi tepruar me lajthitjen tonë në sistemin e drejtësisë, por edhe është bërë edhe s është bërë, s’mund të kemi prokurorë që paguhen sa presidenti, mund ta kenë punën më me stres, po nuk ka kështu. Nëse doni t’i shkojmë deri në fund çfarë stresi më të madh keni ju se sa ata që shkojnë punojnë në fason? Unë mendoj që nuk i hyet këtij monopati. Shqiptarët kush i merr për budallenj dhe për kollaj mund të gënjejë për disa. Ju e keni treguar që nuk e bëni dot, meqë doni të hyni këtu urdhëroni, sa herë rritet paga minimale rritet edhe paga e deputetëve, ndërkohë që poziciono im ka qenë dhe mbetet. Krahasohemi me rajonin, në rajon janë po kështu, se kemi parë që pagat e deputetëve të jenë sa pagat e mësuesve. E ka bazën tek e gjithë pabesia historike. Politika nuk është kjo, është ajo që bëjmë ne, si e bëjmë ne ashtu është politika, këtë që e keni mbjellë 30 vjet nuk mund ta korrni ju duke thënë do ia jap pagën time jetimores. Unë njoh për fat të mirë, në këtë grup njerëzish, e meritojnë këtë pagë me respekt, nuk janë një dy, këtu nuk është vendi i kriminelave, i drogaxhinjve, nuk është vendi i llumit, është një vend njerëzish normale që për 1 mijë arsye janë këtu. Unë jam kundër, unë nuk e votoj këtë pikë, paga duhet të vendoset sot dhe të hyjnë në fuqi kur të bëhet rritja deri tek më i fundit, nëse mësuesve u themi që do e merrni sot këtë rritje dhe rritjen tjetër, për deputetët dhe ministrat paga duhet të hyjë në fuqi vetëm kur të jetë për të gjithë, për solidaritet dhe për atë që kush merr më shumë duhet të bëjë më shumë. Je nuk mund të bëjmë një gjë të pakuptimtë, disave kështu, disave ashtu, gjëja e parë që duhet të bëni këtu është që kur të vini këtu duhet të llogarisni nervat e popullit.", tha Rama.

projektligji për pagat rama presidenti