Politike25 Maj 2024, 18:57

Alibeaj: PS, Foltorja dhe PL janë rreshtuar kundër SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Alibeaj: PS, Foltorja dhe PL janë rreshtuar kundër SPAK

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, Sekretar i Përgjithshëm në PD-në zyrtare, në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 tha se mungesa e burimeve njerëzore vështirëson punën e SPAK.

Referuar sulmeve ndaj SPAK, Alibeaj theksoi se njerëzve të drejtësisë nuk i bëjnë përshtyrpje etiketime të tilla.

Alibeaj tha se SPAK ka nisur të japë frutet e veta gjatë 3 viteve.

Referuar raportit të paraqitur nga Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj tha se institucionet e pavarura të drejtësisë vijnë të raportojnë për gjendjen e kriminalitetit, por jo që të japin llogari.

Ajo se çfarë vura re në debatin e panatyrshëm në Komisionin e Ligjeve është se grupet Parlamentare të PS, Foltores dhe PL kanë krijuar raporte tensioni me SPAK. i vetmi grupim që është në mbështetje të SPAK është Partia Demokratike”, tha Alibeaj.

Ai tha se Altin Dumani mbajti një qëndrim dinjitoz, profesional, të një funksionari publik, koshient për peshën e madhe që ka, por edhe faktit që do të përballej me sulme të papërshtatshme.