Politike 3 Mars 2023, 13:41

Protesta/ Berisha: Rama 22 mln euro udhëtime e 10 mijë dollarë darka! Çfarë presim më?

Shkruar nga Pamfleti

Protesta/ Berisha: Rama 22 mln euro udhëtime e 10 mijë dollarë

Vjedhjet dhe skandalet kanë arritur kulmin, tha Sali Berisha sot në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë. Berisha i listoi aferat dhe tha se qytetarët nuk mund të presin shuarjen totale të Shqipërisë, referuar largimeve masive.

“Ne jemi të vendosur t’i shkurtojmë orët dhe ditët, muajt, kësaj qeverie antishqiptare me në krye Edi Ramën, i cili faktohet para shqiptarëve dhe botës, si pushtuesi më i egër i këtij vendi, si Çubrilloviçi i vërtetë i këtij vendi.

Cili është qëllimi i këtij revolucioni? Është përmbysja e monizmit të bazuar në krimin, drogën, në vjedhjen dhe plaçkitjen e shqiptarëve. Kurrë në histori, një njeri nuk ka vjedhë këtë komb siç e ka vjedhur Edi Rama me organizatën e tij kriminale.

Në një kohë që ju përcillni fëmijët jashtë për kafshatën e gojës, kryeministri shpirtlig, vendos prapa kësaj ndërtese, vazon 4 milionë euro, e mjaftueshme për të blerë ilaçet një muaj të gjithë pensionistët shqiptarë.

Në një kohë kur ju, gëzimet familjare, dasmat, ditëlindjet, festat e tjera, mezi i gëzoni se nuk keni para, ky krim-ministër shëtit me avionin e tij në dispozicion me dhomë gjumi, dreko dhe darkon me 10 mijë euro, shpenzon 22 milionë euro me fluturime” tha ai.

protesta berisha rama