TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2026, 11:56

Protesta e 10 shkurtit, Noka: T’i tregojmë Botës që shqiptarët nuk përkulen nga narkoregjimi

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e 10 shkurtit, Noka: T’i tregojmë Botës që
Kolegji i Kryetarëve

Partia Demokratike ka thirrur një protestë kombëtare më 10 shkurt, e cila do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’, në kuadër të një aksioni opozitar për rrëzimin e Edi Ramës dhe Qeverisë së tij.

Duke ndarë momentet nga mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve të degevë të PD, Noka shkruan se, rrëzimi i narkoshtetit do të shpëtojë Shqipërinë nga shpopullimi total.

“Rrëzimi i narkoregjimit do e shpëtojë vendin tonë nga shpopullimi total, nga katandisja në një mikroshtet.

Shqipëria është bekuar me pasuri natyrore për të qenë parajsa e shqiptarëve dhe jo vendstrehimi i krimit të organizuar.

Përpara kryeministrisë, t'i tregojmë mbarë botës se #shqiptarët nuk i përulen regjimeve të inkriminuara, se pushtetin ta jep vetëm vota e lirë dhe vullneti i popullit sovran, e jo paratë e pista të drogës! Përpara kryeministrisë, për t'i treguar Bashkimit Europian se shoqëria #shqiptare nuk i përulet antivlerave, politikave të antifamiljes dhe mafias së ndërtimit e të pastrimit të parave që sponsorizojnë Edi Ramën”, shprehet Noka.

protesta noka pd

2 Komente

  1. V
    Vala

    Pra, keta s'kane ndonje kauz per te protestuar. Thjesht duan ti tregojne botes, se jane gjalle akoma. Mjerim opozitar.

    1. R
      Roku

      Kujt i kreciti per Boten o Noka. Cfare jane keto fraza budallalliqe! Apo nuk te pelqen te thuash "shqipetaret te ngrihen per tu dhe Berishen"..Problemi jeni ju, qesharake!

      Lini një Përgjigje