TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2025, 07:18

Protesta e opozitës, 4 persona të plagosur; mes tyre 2 efektivë

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e opozitës, 4 persona të plagosur; mes tyre 2 efektivë
Pamje nga protesta

Katër persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së opozitës, si pasojë e dhunës dhe hedhjes së molotovëve drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë.

Një qytetar dhe një fotograf morën lëndime gjatë tubimit ndërkohë që të plagosur janë edhe dy efektivë të policisë.

Protestuesit u përplasën edhe fizikisht me efektivët në tentativë për të thyer kordonët e sigurisë, por çdo gjë u mbajt nën kontroll nga policia. Pak çaste më pas, protestuesit nisën të shpërndahen nga kryeministria, duke marshuar drejt Ministrisë së Brendshme.

Për disa orë, ekspertët kanë kryer fotografimin dhe filmimin e dëmtimeve të krijuara nga shpërthimet e flakëve prej molotovit.

Forcat e rendit kanë ndaluar një person për aktet e dhunës në protestë ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë.

Lini një Përgjigje