
Në ditën e 23-të të protestës para Kryeministrisë, pjesëmarrësit kërkuan hetime për kryeministrin dhe llogaridhënie nga institucionet
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka vijuar edhe sot, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kanë kërkuar veprim nga institucionet e drejtësisë.
Gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve, një prej pjesëmarrësve deklaroi se qytetarët kanë detyrimin të kërkojnë llogari kur humbin besimin tek institucionet dhe kur, sipas tij, të rinjtë shohin emigrimin si të vetmen rrugë për një jetë më të mirë.
“Kur një qeveri harron se pushteti buron nga populli dhe jo nga privilegji, kur qytetarët humbin besimin tek institucionet, kur të rinjtë shohin emigrimin si shpresën e vetme për një jetë më të mirë, atëherë është detyrë e çdo qytetari të kërkojë llogari dhe ndryshim. Rama ik! Rama ik! Rama ik!”, tha protestuesi, ndërsa thirrja u shoqërua nga turma me sloganin “Rama ik!”.
Më tej, ai iu drejtua Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke kërkuar hetime ndaj kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Ne dëgjojmë çdo ditë pretendime për presione, frikësime dhe ndikime mbi institucionet e drejtësisë. Ju lutem SPAK, bëni detyrën tuaj. Hetoni kryeministrin, të gjithë rrethin e tij. Ju lutem SPAK-ut, bëni një hetim për kryeministrin, për pasurinë e tij dhe gjithë çfarë ka rrotull”, u shpreh ai.
Në fjalën e tij, protestuesi foli edhe për atë që e cilësoi si mungesë reagimi nga faktorët ndërkombëtarë.
“Ne shohim gjithashtu një heshtje që shpesh na duket e pakuptueshme nga faktorët ndërkombëtarë që predikojnë demokracinë”, tha ai.
Protesta para Kryeministrisë vijon në ditën e 23-të radhazi, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Nga nderkombetaret, jo heshtje por edhe mbeshtetje, sidomos Komisioni Europian. Nga Antonio Costa tek Marta kosi , e ndonje dhalle tjeter atje. I ka korruptuar Rama.