
Kandidat i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara thotë se kryeministri Edi Rama po tenton ta kthejë fushatën për zgjedhjet vendore në politike.
I ftuar në "Drejt" në Rtv Ora, Cara thotë se Durrësi trajtohet si pronë e Dakos dhe mbështetësve të tij, ndërsa bashkia është ‘kapur prej fyti’ prej 16 vitehs nga PS.
Igli Cara: E ndjej mbështetjen në tërësi. Ka një konsensus të gjerë dhe më vjen mirë.
Shoh një koalicion të gjerë jo vetëm koalicionin në të cilin jemi regjistruar. Koalicioni i vërtetë është akoma dhe më i madh, është me të gjithë spektrin politik të opozitës nga Partia Agrare, Republikane, partia e zotit Shehi, Patozit. Kam një koalicion të gjerë me qytetarë që e duan Durrësin, e duan ndryshimin dhe për këtë jam optimist.
Kjo fushatë nuk është thjesht administrative, Rama po insiston fort ta bëjë politike. PS po luan fort me siglën e PS. Është zoti Rama por edhe Dako.
Kemi të njëjtën strukturë që ka 16 vjet që e ka kapur për fyti bashkinë e Durrësit. Durrësi në këtë moment po trajtohet si një pronë që e ka Vangjush Dako dhe mbështetësit e tij. Për qytetarët ka shumë pak. Vota e 14 majit nuk do të jetë thjesht votë kundër por votë pro mbi të gjithë për atë që do të bëjmë. Do të arrij të jap besimin që e duhur që 14 maji do të jetë ditë ndryshimi.
Lini një Përgjigje