Politike 4 Prill 2023, 14:36

PS nuk i ndahet Kryemadhit, Balla: Ka cenuar sigurinë kombëtare, SPAK të hetojë lidhjet ruse

Shkruar nga Pamfleti

PS nuk i ndahet Kryemadhit, Balla: Ka cenuar sigurinë kombëtare, SPAK

Partia Socialiste ka vendosur të përdorë fort kartën e parave ruse të Monika Kryemadhit.

Kreu i grupit parlamentar të partisë Socialiste Taulant Balla tha në një intervistë për Euroneës Albania se dokumentet janë dëshmi e ndikimit të Rusisë në rajon.

Balla u shpreh se nuk bëhet fjalë për akuza të PS, por dokumente të publikuara nga media shqiptare dhe ajo evropiane.

Sipas tij, derisa jemi përballë transfertave të parave nga Rusia, është një çështje që i përket sigurisë kombëtare.

Janë dokumente ku Kryemadhi rezulton se është përfituese dividenti nga llogari bankare të kompanive të rusëve të cilët rezulton të jenë jo njerëz të zakonshëm por biznesmenë të lidhur ngushtësisht me Kremlinin në sektor të rëndësishëm si ai i naftës. Kur transferon divident do të thotë që je aksioner. Kur bëhet fjalë për transferta parash nga Rusia është çështje e sigurisë kombëtare. Vërtetësinë e dokumenteve e verifikon vetëm prokuroria. Në pamje të parë ato dokumente duken origjinale. Nuk bëhet më fjalë ta çojmë ne në SPAK. SPAK i ka vetë dosjet. Koha kur politika vë në lëvizje drejtësinë ka marrë fund”, tha Balla.

balla ps lidhjet ruse