TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 10:28

PS nuk pyet për tensione, Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit

Shkruar nga Pamfleti
PS nuk pyet për tensione, Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit
Endri Shabani duke përshëndetur deputetët e opozitës me një puthje me dorë

Endrit Shabani është betuar si Avokat i Popullit

Seanca në Kuvendin e Shqipërisë vijon me përplasje të forta mes PS dhe PD, ndërsa kryeparlamentari Niko Peleshi ka vijuar me rendin e ditës.

Endrit Shabani është betuar si Avokat i Popullit mes kaosit dhe përplasjeve.

Teksa opozita ka bllokuar sallën parlamentare duke mos lejuar ministrat të ulen në karriget e tyre, Endrit Shabani u betua dhe më pas u largua nga salla.

Avokati i ri i Popullit përshëndeti me një puthje me dorë deputetët e opozitës përpara se të ikte nga Kuvendi.

Kujtojmë që kandidatura e tij u dërgua në Parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën. Por maxhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së për tërheqjen nga firmat dhe u zgjodh si Avokat i Popullit me votat e maxhorancës.

PS nuk pyet për tensione, Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit

Endrit Shabani duke dalë nga Kuvendi pasi u betua si Avokat i ri i Popullit

Ditën e sotme Kuvendi ka nisur me tensione të larta, ku deputetët demokratë kanë zënë karriget e ministrave duke krijuar kështu kaos në sallë. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka vijuar me rendin e ditës, ndërsa demokratët e kanë lagur me shishe uji. Në sallë u ndezën gjithashtu flakadanë, ndërsa Garda ka tentuar të ndalojë demokratët.

Demokratët ishin mjaft të irrituar nga betimi i Endrit Shabanit si Avokat i Popullit. Ka qenë pikërisht deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili teksa ishte duke u mbajtur nga punonjësit e Gardës së Republikës, tentoi të hedhë diçka në drejtim të Shabanit, kur ky i fundit ishte duke u betuar për detyrën si Avokat i Popullit.

Ndërsa, largësia bëri që sendi i hedhur prej demokratit të mos e arrinte Shabanin.

 

tensione ps endrit shabani betohet si avokat i popullit

1 Komente

  1. U
    UNS

    Palacollek, shembulli me konkret se si naten bejne pazare e diten bejn sikur zihen! Ktej e tutje kjo sjellje meriton identifikim me emrin "Pakti Shabani"! Dhe surrati i Shabanit simbol i mjerimit dhe degradimit shqiptar.

    Lini një Përgjigje