
Teksa ende nuk ka nisur seanca plenare, ka pasur tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend. Më pas ka ndërhyrë Garda.
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, i është drejtuar me tone të ashpra ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari duke u thënë "Mos fol, sepse i radhës do të jesh ti".
Debati:
Besfort Lamallari: Uluni në vend
Gazment Bardhi: Mos fol ti o miush. Zar i Belinda Ballukut. Shamia e qyrave të Ballukut. Do të pyes ty se ku do ulem. Mbylle gojën se do të iki ajo do ikësh dhe ti me të.
Lini një Përgjigje