Politike15 Maj 2023, 20:48

PS pranon humbjen në Kavajë, kandidatët përqafohen me njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti
PS pranon humbjen në Kavajë, kandidatët përqafohen me
Fisnik Qosja dhe

Partia Socialiste ka pranuar humbjen në Bashkinë e Kavajës dhe një shembull qytetarie kanë dhënë dy kandidatët për kryetarë bashkie.

Kandidati i Partisë Socialiste, Redjan Krali pasi kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, e parakaloi me numrin e votave, ka pranuar humbjen dhe është larguar nga ambientet e KZAZ-së.

Por para se të dilte ai ka takuar personalisht kundërshtarin e tij dhe e ka përgëzuar për fitoren. Krali është filmuar të takohet edhe me deputetin Ervin Salinaji teksa largohej.

Kandidati socialist u largua duke thënë natën e mirë dhe përshëndeti të gjithë stafin elektoral të koalicion ‘Bashkë Fitojmë’. Të gjitha këto skena janë pritur me duartrokitje nga kundërshtarët, që e kanë vlerësuar Kralin për sjelljen.

Nga të dhënat e deritanishme, Fisnik Qosja ka marrë 8477 vota  ndërsa kandidati socialist Redjan Krali mori 7818 vota.

Rezultati deri tani:

-Fisnik Qosja, BF-8477 vota (51.23%)

-Redjan Krali, PS-7818 vota (48.77)

 

redjan krali kavajë fisnik qosja