TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2023, 14:21

PS refuzon praninë e Artan Fugës në Komision, revoltohet akademiku: Skandal, këta duan të shuajë çdo kritikë!

Shkruar nga Pamfleti
PS refuzon praninë e Artan Fugës në Komision, revoltohet
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi dhe akademiku Artan Fuga

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka refuzuar që akademiku Artan Fuga të jetë i pranishëm në Komision e Edukimit, kur të prezantohet projektligji për Akademinë e Shkencave.

Lidhur me këtë ka reaguar ashpër akademiku, i cili është shprehur se ajo që ka ndodhur sot në Komisionin e Edukimit është një skandal i madh.

Fuga shprehet se Koçi “ka dëshirë te shuaje çdo kritike, duke me hequr pa gjyq te drejtat qytetare, e padëgjuar ne historinë shtetit shqiptar qe nga koha e themelimit te tij”

“Sot ndodhi një skandal në mbledhjen e komisionit për median dhe edukimin. Deputeti Petro Koçi, duke shkelura rregulloren e Kuvendit, e cila ka forcë ligjore, te drejtat e mia qytetare, kërkoi me ngulm që unë, Artan Fuga, akademik, të mos jem pjesëmarrës ne dëgjese dhe mos dëgjohem ne fjalën time në komision, kur ai të paraqesë projektligjin e tij për ndryshime në ligjin e Akademisë se Shkencave që ndryshon zgjedhjen e kryetarit të saj.

Kaq shqetësim ka nga fjala e lirë e një akademiku, deputeti Petro Koçi? Kaq lehte mund të shkeli të drejtat qytetare të një individi që ne të drejtë te tij interesohet për shkencën, arsimin, kulturën ne vend? Kaq i dobët është ai projektligj sa ka dëshirë te shuaje çdo kritike, duke me hequr pa gjyq të drejtat qytetare, e padëgjuar ne historinë shtetit shqiptar qe nga koha e themelimit te tij, nga Gjergj Kastriot Skenderbeu, sikur po kërkon zotëria i nderuar, deputeti Petro Koci?

Kam evituar të flas, por për ketë temë i lutem mediave audiovizive të më japin mundësi të shprehem.”, shprehet Fuga.

artan fuga petro koçi

Lini një Përgjigje