Politike20 Maj 2024, 21:34

“Reforma në drejtësi se ka shuar korrupsionin”, Argita akuza Dumanit: Ka fshehur pasuri, nuk ka deklaruar një apartament!

Shkruar nga Pamfleti

“Reforma në drejtësi se ka shuar korrupsionin”, Argita

Argita Malltezi tha se reforma në drejtësi nuk ka shuar korrupsionin në këtë sistem. Sipas saj, në krye të institucioneve janë vendosur njerëz që janë “kapur prej dosjeve” që kanë.

Në këtë listë, Argita Malltezi përfshiu edhe kreun e SPAK, Altin Dumani. E ftuar në A2 CNN, në emisionin Debat, Malltezi akuzoi se Dumani nuk ka deklaruar një apartament, ndërkohë që kolegë të tij janë larguar për shumë më pak nga sistemi i drejtësisë.

Në drejtësi u vunë njerëz që u kapën nëpërmjet dosjes së tyre, e tillë është zonja Gjoka, apo Dumani. Dumani, standardet e dyfishta janë ujku, mund të kërkosh gjurmën, por kur ke ujkun, ndiq ujkun, jo gjurmët. Dumani nuk ka dalë kurrë të përgënjeshtrojë faktin që ka marrë një apartament nga Kisha, gjë për të cilët të tjerët për shumë më pak kanë ikur nga sistemi i drejtësisë”, tha Malltezi.