TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 21:02

‘Berisha pranoi procesin’, Çollaku: S’mund të themi gjithmonë na vodhi, duhet analiza e disfatës

Shkruar nga Pamfleti

‘Berisha pranoi procesin’, Çollaku: S’mund të

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Kreshnik Çollaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, ndërsa u shpreh se qëndrimi i Sali Berishës për të vijuar numërimin është, në lloj mënyre, pranim i rezultatit.

Në report TV,  Çollaku tha se reagimi për kontestim mund të bëhej para ditës së votimit, ku pati disa raste publike. Ai tha se opozita duhet të dalë nga ideja e të bërit opozitën qaramane dhe të bëjë pyetjen se, nga kjo disfatë e dalë, përse del e humbur sërish.

“Këto janë reagime normale, e udhës është që të pritet, të mbështetet procesi i çdo vote. Ky ka qenë apeli i zotit Berisha. E vetmja pikëpyetje që unë kisha, dhe të jem fare i sinqertë, është nëse do të pranohej apo jo procesi, sepse gjatë ditës së votimit dhe para ditëve të votimit dukej se kishte situata jashtëzakonisht të nxehta me denoncime, struktura të blerjes së votave dhe krime elektorale në të gjithë vendin. Edhe ditën e zgjedhjeve, ngjarjet te Njësia 5, edhe të gjitha me radhë. Unë mendoj që me këtë përgjigje, me këtë qetësi, praktikisht drejtuesit e PD-së e kanë pranuar procesin. Kur pranon procesin, është një farë pranimi”, tha ai.

Gazetarja: Po rezultatin?

Çollaku: Logjikisht, derisa pranon procesin, pranon dhe rezultatin dhe mendoj që në këtë logjikë do të kalohet dhe te pranimi i rezultatit. Unë hyj te politikanët që besoj se vendi nuk ka nevojë për një opozitë qaramane. Kështu që, në ato rastet kur dalim nga disfata dhe s’kemi bërë asgjë për të kuptuar pse na ndodhi, po jemi qarë, që na vodhi, na vodhi. Kjo duhet të marrë fund.

 

.

 

 

 

Lini një Përgjigje