TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2026, 12:35

Pse protestoni vetëm në Tiranë? Berisha i përgjigjet komentuesit: Do ua bëjmë jetën ferr

Shkruar nga Pamfleti
Pse protestoni vetëm në Tiranë? Berisha i përgjigjet
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha u pyet nga një prej ndjekësve të tij sepse opozita nuk organizon protesta në të njëjtën kohë në 4-5 qytete të ndryshme, por e përqëndron vëmendjen vetëm në Tiranë.

Në përgjigjen e tij Berisha tha se protestat do të mbahen vetëm në Tiranë me qëllimin e vetëm që t’ia bëjnë ferr organizatës kriminale.

Kam një mendim, pse mos të bëhen protesta në të njëjtën kohë në 4-5 qytetare të ndryshme sepse mendoj se do mblidhen më shumë njerëz dhe do kenë efekt.

Sali Berisha: Të falënderoj shumë për mendimin dhe sugjerimin tuaj. Ju rikujtoj këtu se, pasardhësit direkt të bllokmenëve nuk pyesin për Shqipërinë tjetër, përveç Tiranën e karrigeve.

Më kujtohet si sot, kur Ramiz Aliaj thoshte se, Kavajën nuk e qeverisim ne, por ai gjithnjë kishte hallin e Tiranës. Ndaj dhe ne duhet të ua bëjmë ferr kësaj organizate kriminale, Tiranën. Kjo është arsyeja se pse ne përqendrohemi tërësisht në Tiranë.

berisha rama protesta

2 Komente

  1. k
    k

    Nuk shtyhet jeta me të dhier,nuk merret pushteti me gënjeshtra.

    1. D
      Db.

      Shko ne tropoj o kriminel,a ta mban200 te rinje i fute ne hasmwri! Nuk ka tropojas qe te mos ket nje te vrar nga dora e jote.

      Lini një Përgjigje