TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2023, 19:52

“Pseudoreformë e Sorosit”, Berisha akuza qeverisë për procesin e vetingut: PS hartonte listat, ndërsa motra e Ballukut i ekzekutonte

Shkruar nga Pamfleti

“Pseudoreformë e Sorosit”, Berisha akuza qeverisë për

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë një takimi me strukturat e degëve 8, 9 dhe 10 në Tiranë, ka sulmuar  sërish reformën në drejtësi dhe ka akuzuar PS-në se ka instrumentalizuar vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas Berishës, PS-ja hartonte lista me gjyqtarë dhe prokurorë që duheshin shkarkuar vetëm se ata kishin bindje të djathta politike. Ai shtoi se më pas këto lista i dorëzoheshin motrës së Belinda Ballukut, anëtares së organit të vetingut, KPK-së, për t’i ekzekutuar.

“Të ardhme nuk ka. E ardhmja është e atyre që guxojnë të mbrojnë të vërtetat. Ne do vazhdojmë revolucionin tonë deri në fitoren përfundimtare. Afera korruptive nga më gjigantet. Nuk ka korrupsion më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar se ai që procedoi me pseudoreformën e George Sorosit në Shqipëri. Me lista të PS-së, me dhjetëra gjykatës e prokurorë u larguan vetëm se ishin njerëz të shënjuar me bindje të djathta. Lista të bëra, që të gjitha në selitë e krimit, të PS-së. I dorëzoheshin dy personave, i dorëzoheshin motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirkos. Një njeri që s’meritonte as diplomën që ka marrë. I dorëzoheshin nuses së “Hakmarrjes për drejtësi”, Sanxhaktarit. Ajo ishte e besuara e SHISH”, tha Berisha.

 

berisha vetingu

Lini një Përgjigje