TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2025, 10:38

‘Arresti i shtëpisë’, Kushtetuesja vendos në 17 dhjetor për ankimimin e Berishës ndaj SPAK

Shkruar nga Pamfleti

‘Arresti i shtëpisë’, Kushtetuesja vendos në 17

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 17 dhjetor, në një seancë gjyqësore, padinë e paraqitur nga ish-kryeministri Sali Berisha, lidhur me masën e sigurisë së kѱrkuar nga SPAK dhe vendosur nga GJKKO, që e mbylli në banesë për 1 vit.

Seanca do të zhvillohet pa praninë e palëve, mbi bazë të dokumenteve të depozituara nga avokatët dhe institucionet përkatëse.

Në padi, Berisha kërkon që të shpallet i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i marrë në shtator dhe dhjetor të vitit 2024, me të cilin ai u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese më 17 dhjetor pritet të ketë rëndësi të veçantë, pasi mund të ndikojë në vijimin e procedurave gjyqësore ndaj Berishës, i cili akuzohet nga SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e ish-kompleksit “Partizani”.

Lini një Përgjigje