TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Shtator 2025, 18:26

Qeveria e re, Lubonja: Është rritur autokracia, vendimet merren në prapaskenë!

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria e re, Lubonja: Është rritur autokracia, vendimet merren

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar formimin e qeverisë së re Rama 4.

Sipas tij, kabineti është një vazhdimësi e frymës autokratike të Edi Ramës, ku ministrat luajnë rolin e kukullave. Lubonja theksoi se vendimet merren në prapaskenë, ndërsa pushteti kontrollohet nga një lidhje e ngushtë mes qeverisë, oligarkëve dhe krimit të organizuar.

Ai shtoi se edhe mbështetja ndërkombëtare i jep Ramës legjitimitet në këtë sistem të mbyllur pushteti.

“Ishte një qeveri e vazhdimësisë, e të njëjtës frymë. Me vazhdimësi kuptojmë rritjen e frymës autokratike të Edi Ramës, ku ministrat gjithmonë e më shumë kanë rolin e kukullave në skenë, ndërkohë që fijet e vendimeve merren në prapaskenë. Edhe oligarkët që dikur ishin me Berishën, sot janë me Ramën.

Mediat e oligarkisë janë në kontroll të Edi Ramës. Krimi i organizuar mban sot ekonominë shqiptare. Pjesa e katërt që i jep legjitimitet Ramës është mbështetja ndërkombëtare. Ministrat janë kukullat që vendosen për të mbuluar këtë që ndodh në prapaskenë.”-tha Lubonja.

Lini një Përgjigje