TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Gusht 2025, 17:47

Ervin Hoxhës i dhurojnë apartament e garazh, Vengu miliona nga qiratë, pasuria e ministrave që Rama futi të fundit në kabinet

Shkruar nga Pamfleti
Ervin Hoxhës i dhurojnë apartament e garazh, Vengu miliona nga
Rama me ministrat

Ja pasuria e ministrave që Rama emëroi në vitet e fundit...

Ndërsa shtatori pritet të sjellë ndryshime në kabinetin qeveritar, deklarimet pasurore të ministrave të emëruar rishtazi hedhin dritë mbi një realitet ku pasuria dhe pushteti ecin paralel.

Të dhënat e ILDKPI tregojnë një panoramë të qartë: dhurata të çmuara, të ardhura nga qiradhënia, miliona në banka dhe kredi të mëdha.

Më poshtë "Pamfleti" po publikon pasuritë e ministrave që u emërua në vitet 2023 dhe 2024, ndërsa më pas do të publikojmë pasuritë e ministrave veteranë.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka deklaruar në ILDKP për vitin 2024 se është pajisur me një apartament dhe garazh në Tiranë, të dyja me burim krijimi “dhurim”. 

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vetëm nga qiratë ka arkëtuar mijëra euro. Përveç pagës si ministër dhe nga detyrat e mëparshme, bashkëshortja e tij ka përfituar të ardhura të larta si këshilltare dhe anëtare bordesh.

Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë dhe Kulturës, shfaqet si një nga figurat më të fuqishme financiarisht. Përveçse ka miliona lekë në llogari bankare, ai ka dhënë një hua të majme prej 15.3 milionë lekësh dhe ka të ardhura të konsiderueshme nga biznesi familjar e qiratë. Dy djemtë e tij gjithashtu figurojnë me depozita dhe dhurata në shuma të mëdha.

Në radhë të parë për pasuri të konsiderueshme paraqitet edhe Petrit Malaj, ministër i Financave, me apartament 132 m² dhe vlera të larta në llogari bankare, megjithëse i ngarkuar me një kredi prej 8 milionë lekësh.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka disa llogari bankare në euro dhe lekë, si dhe të ardhura shtesë në valutë nga aktivitete të ndryshme ndërkombëtare.

Arbjan Mazniku, ministër për Pushtetin Vendor, deklaron një sërë llogarish bankare, disa të pakësuara dhe disa të shtuara, ndërsa në krah të tij gruaja ka përfituar të ardhura nga poste partiake dhe borde. Ai rezulton gjithashtu i ekspozuar ndaj disa kredive bankare.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka rritur ndjeshëm gjendjen bankare. Bashkëshorti i saj ka shtuar një apartament në pronësi dhe të ardhura të larta nga poste në administratë dhe ndërmarrje shtetërore.

Këto deklarime pasurore vijnë në një moment kur qeveria “Rama 3” pritet të përjetojë rikonfigurime të rëndësishme. Shumë nga këta ministra të emëruar gjatë 2023-2024 mund të mos e gjejnë veten në kabinetin e ri, por pasuria e tyre mbetet një pasqyrë e qartë e përfitimeve që sjell pushteti në Shqipëri. /Pamfleti

 

PASURIA E DISA PREJ MINISTRAVE

 

PETRIT MALAJ, ministër i Financave

Apartament, Sipërfaqja totale e asetit: 132.00 m2; Pjesa takuese: 50 %, vlera 106,000.00 EUR 5

Gjendje cash, 7,500.00 EUR

Llogari bankare, 40,105.00 EUR

Kredi bankare, 8,000,000.00 ALL

Bashkëshortja

Makinë, 5,000.00 EUR

LLogari Bankare, 7,108.00 EUR

Llogari banakre, Balanca: 6,554.00 EUR

 

ERVIN HOXHA, ministër i Brendshëm

Garazh, Burimi i Krijimit: Dhurim

Apartament, 95.07 m2. Burimi i Krijimit: Dhurim

Llogari bankare

Detajet e ndryshimit: Shtuar

Vlera: 306,904.00 ALL

Të ardhura nga paga

Emërtimi: Minister i Brendshem

Shuma Neto: 924,880.00 ALL

Të ardhura nga paga

Emërtimi: IKMT

Shuma Neto: 1,370,081.00 ALL

Bashkëshortja

Gjendje cash

Vlera monetare: 150,000.00 ALL

Burimi i Krijimit: Te ardhura nga prinderit

Llogari bankare

Detajet e ndryshimit: Pakësuar

Vlera: 92,065.58 ALL

Llogari bankare, Shtuar

Vlera: 2,030.03 ALL

Të ardhura nga paga

Emërtimi: Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikes

Shuma Neto: 45,538.00 ALL

Të ardhura nga paga

Emërtimi: Bashkia Tirane

Shuma Neto: 1,249,258.00 ALL

 

PIRRO VENGU, ministër i Mbrojtjes

Gjendje cash, 500.00 EUR

Llogari bankare, 550,000.00 ALL

Llogari bankare, 145,000.00 ALL

Llogari bankare, 800.00 EUR

Llogari bankare, 4,300.00 EUR

Të ardhura nga qeraja, 5,400.00 EUR

Të ardhura nga qeraja, 600,000.00 ALL

Të ardhura nga paga, Ministria e Mbrojtjes, 1,075,000.00 ALL

Të ardhura nga paga, AUTORITETI PORTUAL DURRES, 1,219,000.00 ALL

Bashkëshortja

Gjendje cash, 100,000.00 ALL

Llogari bankare, 127,214.00 ALL

Llogari bankare, 40,000.00 ALL

Të ardhura nga pjesëmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues, Autoriteti i Aviacionit Civil, 235,620.00 ALL

Keshilltar politik prane Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise, 1,650,220.00 ALL

 

BLENDI GONXHJA, ministër i Ekonomisë dhe Kulturës

Llogari bankare

Detajet e ndryshimit: Shtuar

Vlera: 4,069,467.42 ALL

Huadhënie

Data e huadhënies: 07/12/2022

Vlera: 15,300,000.00 ALL

Të ardhura të tjera

Shuma Neto: 650,250.00 ALL

Shuma Neto: 336,564.13 ALL

Shuma Neto: 2,532.45 ALL

Të ardhura nga paga

Emërtimi: DPSHTRR - person juridik

Nga data: 01/01/2023

Në datë: 31/12/2023

Shuma Neto: 3,488,981.00 ALL

Kredi bankare

Shuma e shlyer nga deklarimi i mërparshëm: 9,050.00 EUR

Shuma e pashlyer: 236,760.00 EUR

Bashkëshortja

Llogari bankare

Balanca: 1,250.00 ALL

Llogari bankare

Vlera: 404,089.21 ALL

Nga interesat bankare

Shuma Neto: 6,062.84 EUR

Të ardhura nga qeraja

Shuma Neto: 3,077,000.00 ALL

Të ardhura nga paga

Emërtimi: ALBARENT

Shuma Neto: 3,710,472.00 ALL

David Gonxhja, djali

Depozitë bankare, shtuar vlera: 602,503.79 ALL

Burimi i Krijimit: Dhurim

Dante Gonxhja, djali

Llogari bankare, Vlera: 2,539.50 EUR

Llogari bankare, Vlera: 33,521.43 ALL

Llogari bankare, shtuar vlera: 37,675.58 EUR

Llogari bankare, shtuar, Vlera: 147,990.89 ALL

Burimi i Krijimit: Të ardhura nga biznesi

Të ardhura nga aktiviteti

Shuma Neto: 6,109,596.00 ALL

Të ardhura nga paga

Emërtimi: Fizik - Biznes i Madh

Shuma Neto: 1,128,000.00 ALL

 

IGLI HASANI, ministër i Jashtëm

Llogari bankare, Vlera: 279,367.00 ALL

Llogari bankare, Vlera: 748.00 EUR

Llogari bankare, Vlera: 5,481.00 EUR

Të ardhura nga paga,  Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme, Shuma Neto: 530,844.00 ALL

Të ardhura të tjera

Shuma Neto: 2,400.00 EUR

Shuma Neto: 13,979.00 EUR

Të ardhura nga interesa bankare dhe bono thesari, Shuma Neto: 748.00 EUR

 

ARBJAN MAZNIKU, ministër për Pushtetin Vendor

Llogari bankare, Pakësuar, 1,086.91 EUR

Llogari bankare, Pakësuar, Vlera: 1,912.33 EUR

Llogari bankare, Pakësuar,  577,257.86 ALL

Llogari bankare, Shtuar, Vlera: 604,900.86 ALL

Të ardhura nga paga, 622,365.00 ALL

Të ardhura nga paga, Bashkia Tirane, 56,615.00 ALL

Kredi bankare

Shuma e shlyer nga deklarimi i mërparshëm: 926.48 EUR

Shuma e pashlyer: 4,564.48 EUR

Kredi bankare

Detajet e ndryshimit:

Shuma e shlyer nga deklarimi i mërparshëm:

1,137.40 EUR

Shuma e pashlyer: 12,227.01 EUR

Kredi bankare

Detajet e ndryshimit:

Shuma e shlyer nga deklarimi i mërparshëm: 968.98 EUR

Shuma e pashlyer: 20,229.02 EUR

Gruaja

Të ardhura nga pjesëmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues, QRA (Qendra e Regjistrimit te Aksioneve); Shuma Neto: 126,090.00 ALL

Të ardhura nga paga, Partia Socialiste e Shqiperise; Shuma Neto: 277,760.00 ALL

Të ardhura nga paga, Keshilli i Ministrave; 64,146.00 ALL

ALBANA KOÇIU, ministër i Shëndetësisë

Gjendje cash; 180,000.00 ALL
Llogari bankare, 747,412.06 ALL
Llogari bankare, Vlera: 225,323.14 ALL
Llogari bankare, Vlera: 852.00 EUR

Të ardhura nga paga, Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, 2,345,013.10 ALL

Të ardhura, Fondi i Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor, Shuma Neto: 34,000.00 ALL

Të ardhura, ReSPA, Shuma Neto: 852.00 EUR

Të ardhura, "Albafilm", 226,309.00 ALL

Të ardhura, Albcontrol, 543,373.00 ALL

Kredi bankare, 
Shuma e shlyer nga deklarimi i mërparshëm: 1,813.54 EUR
Shuma e pashlyer: 13,241.04 EUR

Burri

Pasuri e paluajtshme
Tipi i pasurisë: Apartament
Tipi i të drejtës: Bashkëpronar (%)
Sipërfaqja totale e asetit: 74.10 m2
Pjesa takuese: 33.333 %
Detajet e ndryshimit:
Shtim të vlerës
Sipërfaqe e shtuar: 49.41 m2
Pjesa e re takuese: 100 %
Vlera: 11,824.00 ALL
Gjendja deri në datën: 24/02/2023

Gjendje cash
Detajet e ndryshimit:
Shtuar
Vlera: 180,000.00 ALL

Llogari bankare
Kategoria e llogarisë: Llogari rrjedhëse
Lloji i llogarisë: Individuale
Pjesa takuese: 100 %
Balanca: 600,000.00 ALL

Llogari bankare
Detajet e ndryshimit:
Pakësuar
Vlera: 161,316.30 ALL

Të ardhura nga pjesëmarrja në borde dhe/ose këshilla drejtues
Emërtimi: Shtypshkronja e Letrave me Vlere
Nga data: 01/01/2023
Në datë: 31/12/2023
Shuma Neto: 451,996.00 ALL

Të ardhura nga paga
Emërtimi: Drejtoria e Pergjithshme e Doganave
Nga data: 01/01/2023
Në datë: 31/12/2023
Shuma Neto: 1,828,888.00 ALL 

 

Lini një Përgjigje