Politike30 Prill 2023, 20:29

“Rama avion privat 22 mln euro”, Berisha akuza qeverisë për shpenzimet: Ministret bëjnë paradë mode në Parlament me rroba me Swarovski

Shkruar nga Pamfleti

“Rama avion privat 22 mln euro”, Berisha akuza qeverisë

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë një takimi që po mbante sot me demokratët në Vaun e Dejës, akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se udhëton me avion me dhomë gjumi luksoze, që kap vlerën e 22 milionë eurove.

Ai tha se me këto shpenzime që bëhen nga qeveria vendi nuk mund të dalë nga kriza dhe as nuk mund të ndihmohen qytetarët. Kjo pasi sipas Berishës, ministret e Ramës porosisin biftek 1 mijë euro dhe qëndisin veshjet për në parlament me gurë të çmuar.

Duhet të shkurtosh shpenzimet, mos të udhëtosh me avion personal me dhomë gjumi, por me linjë tregtare. Kancelari i Austrisë udhëton me linja tregtare kurse ky me avion me dhomë gjumi luksi, 22 mln euro. Për të dyfishuar rrogat duhet që ministret mos të porosisnin biftek 1 mijë euro, as darka 10 mijë euro. Në parlament paradë mode. I qëndisni gjërat me Swarovski, por ka të tjerë që nuk kanë kafshatën. Fill mbrapa do jenë zgjedhjet e përgjithshme të cilat me votë të lirë do përzënë nga pushteti Edi Ramën, dhe i garantoj shqiptarët se përsëri ata do të kalojnë në qytetarët më të paguar të rajonit. Garantoj bizneset se në një kohë të shkurtër, numri dhe kapacitetet e tyre do dyfishohen, se ne jemi parti e taksave të ulta”, u shpreh ai.

berisha rama akuza