
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, gjatë një takim me demokratët në Fushë-Krujë, ka akuzuar treshen Berisha-Meta-Rama se po përpiqen të shfarosin PD-në.
Ai ka deklaruar se Partia Demokratike ka qenë prej kohësh nën sulmin e pushtetit i cili kërkon asgjësimin e saj.
“Ky trekëndësh i është vërsulur Partisë Demokratike dhe do vetëm ta asgjësojnë atë. Njëri ka kërkuar ta shpopullojë Shqipërinë dhe kjo është plaga më e madhe në fakt që Shqipëria, por dhe kjo bashki, është pikërisht shpopullimi, largimi, dëbimi i shqiptarëve nga vendi I tyre. Tjetri ka 30 e kusur vite që vjedh, e vjedh dhe do ta vjedh akoma. Dhe tjetri është ai që do ta zbraz Partinë Demokratike për të mbushur partinë e vet. E pra, është kjo treshe e cila ka vendosur të ndajë Partinë Demokratike prej një vit e gjysmë, të paktën nga 9 shtatori e këtej, por nuk ia kanë dalë”, tha ai.
Ndër të tjera Alibeja akuzoi ish-kryeministrin Berisha se ishte ai që krijoi këtë ndarje brenda partisë. Ai shtoi se me rikthimin e tij në politikë, Berisha donte të përdorte PD-në për qëllimet e tij personale, për tu mbrojtur ndaj masave të SHBA.
Gjithashtu sipas Alibaejt, Berisha kërkon të krijojë një opozitë ku të jetë ai opozitari i vetëm, madje edhe të asgjësojë PD pas zgjedhjeve, si dhe të krijojë një lëvizje antiamerikane në Shqipëri.
“Si ka mundësi që Berisha zgjodhi përkundër të gjitha ofertave tona, shtrirjes së dorës, zgjodhi më mirë Ilir Metën dhe jo demokratët. Ia shtrimë dorën vjet me 30 prill. Mos bëj struktura paralele, do e përçash partinë. Dhe ja doli në zgjedhje sic ka dalë tashmë, dhe do krijosh nje dem shumë të madh per demokratët. Po të ishim bashkë ua jap me garanci që më shumë se gjysmën e bashkive do i kishim marrë, demokratët. Dhe vetëm prej përçarjes së tij jemi në këtë situatë. Ishin primare që nuk u mor vesh se cilët ishin kandidatët, ishin të paracaktuar. Megjithatë për shkak edhe te keqes së madhe që shqiptarët kane përballë që është Edi Rama e bëne dhe këtë tolerim duke thënë po, një kandidat të primareve gjithmonë nën logon e PD që s’është e imja. As e Andjas, as e Flamurit as e Meritës. Është e demokratëve, përsëri e refuzoi dhe pranoi në mirë te shkoje të Ilir Meta. Kjo tregon shumë. Shumë për qëllimin dhe synimin qe ka pasur Berisha. Nuk i intereson fitorja. Fare. Nuk i interesojnë shqiptarët, aq më pak demokratët. I intereson vetëm halli personal. Halli si do mbrohet nga non grata dhe ajo se si do mbrohet nga ajo se fare drejtësia mund të kryej ndaj tij për shkak se non grata i është dhënë për korrupsion masiv dhe minim të demokracisë. Dhe jo vetëm nga SHBA por dhe nga Mbretëria e Bashkuar. E pra, synimi i tij është të përdorë PD si bunker, të mblidhet aty e të përdorë njerëzit si mburojë ndaj asaj që SHBA i kane vendosur si faturë. Së dyti të krijojë një opozitë ku të jetë vetëm ai opozitari i vetëm. Të mos ketë askënd tjetër. Mundësisht ta ekzekutojë PD pas këtyre zgjedhjeve. Dhe ky është synimi i dytë dhe synimi i tretë është te krijojë një lëvizje antiamerikane në Shqipëri”, përfundoi Alibeaj.
Lini një Përgjigje