Kryeministri Edi Rama nga Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë thotë se Shqipëria është një vend që guxon dhe inteligjenca artificiale është përparësi kyçe për Shqipërinë.
Kryefjalë e fjalimit të tij ishte ministrja Diella.
“Shqipëria është një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë. Duke krijuar një ministre të AI, të parën në botë, vendi ynë nuk po përqafon thjesht të ardhmen, por po kontribuon në projektimin e saj,” u shpreh Rama.
Ai theksoi se Diella nuk është një lodër, por një instrument për transformimin e pushtetit shtetëror në shërbim ndaj qytetarëve, duke synuar transparencë të plotë në tenderët publikë dhe procese të tjera.
“Jemi të bindur se shumë shpejt do të ofrojmë një mekanizëm të jashtëzakonshëm për tenderë publikë transparentë e me integritet si kurrë më parë. Fuqizimi i AI është një shtyllë themelore e qeverisjes sonë,” tha Rama, duke shtuar se vizioni për Shqipërinë 2030 bazohet në integritet, inovacion dhe udhëheqje shkencore.
Kryeministri nënvizoi gjithashtu se qeveria do të kanalizojë më shumë burime e reforma për ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë, me qendër në Tiranë dhe zgjerim rajonal.
Tenderat pa mik; deklron Rama! Harron ky djall se Diella ka nje padron qe e drejton, apo si doc i dicerve kerkon t’na mbush mendjen, edhe sot ne kohen e lA. Mjaft eshte MJAFT. Koha ramavicit perfundoj dhe jo larg ky doc do t’kete nje fund te turpshem e pa kthim. Ku e djeshmja dhe e sotmja do t’i mbetet nje ender dhe e nesermja me pyshtyma do t’ja mbulojne fytyren shqiptaret brenda ne burg dhe jasht tij, e kjo per te gjithe te zezat qe i provoj e po i perjetojn shqiptaret kudo.