TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2025, 20:00

"Rama krijon iluzione", Kaso: Krimi, droga dhe pastrimi i parave arsyeja e largimit të të rinjve

Shkruar nga Pamfleti

"Rama krijon iluzione", Kaso: Krimi, droga dhe pastrimi i parave

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për deputetë në Pogradec me pjesëmarrjen e liderit të opozitës Sali Berisha.

Drejtuesi i PD për Korçën, Ivi Kaso, tha se “për 12 vite me radhë Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në një rrugë të errët pa dalje dhe Evropa është bërë një iluzion gjithnjë e më i largët”.

Ai u shpreh se korrupsioni, krimi, droga dhe pastrimi i parave, janë arsyeja e largimit masiv të të rinjve pasi ndihet të pasigurt për të ardhmen.

“Së bashku kemi kaluar një rrugëtim të gjatë një rrugëtim 34 vjeçar për të bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Një vend demokratik, pluralist, të begatë ku njerëzit të jetojnë me dinjitet me mundësi dhe me shpresë për të ardhmen. Por për 12 vite me radhë Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në një rrugë të errët pa dalje dhe Evropa është bërë një iluzion gjithnjë e më i largët.

Korrupsioni, krimi, droga, e pastrimi i parave ikja masive e njerëzve janë bërë fytyra e këtij regjimi. Të rinjtë e Pogradecit po largohen, familjarët ndihen të pasigurt për të ardhmen. Po ikin profesionistët sipërmarrësit, mjekët dhe infermieret. Shkollat po mbyllen përditë sepse nxënësit ikin. Ikin bashkë me ta edhe mësuesit. Po ikin se këtu nuk shohin më shpresë. Pogradeci nuk është thjesht një qytet, është një simbol i kulturës shqiptare, i artit, i natyrës së mrekullueshme dhe i shpirtit të pastër të njerëzve të tij”, tha Kaso nga Pogradeci.

Lini një Përgjigje