TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2025, 18:47

"Bandat në Elbasan kërcënojnë qytetarët për votën", Alizoti: Policia nuk reagon

Shkruar nga Pamfleti

"Bandat në Elbasan kërcënojnë qytetarët për

Deputeti Tomor Alizoti, i cili është edhe drejtues politik i PD në qarkun e Elbasani thotë se ky qytet është shndërruar në një qytet bandash.

Sipas tij, bandat kriminale që janë të lidhura me pushtetin kanë gisht kudo në Shqipëri. Alizoti ngriti shqetësimin se administrata detyrohet të dalë në takimet e Partisë Socialiste.

Sipas tij, problemi kryesor është Policia e Shtetit, që është në shërbim të pushtetit. Deputeti i PD thotë gjithashtu se pavarësisht denoncimeve që janë bërë gjatë fushatës, policia nuk ka reaguar.

Alizoti thekson se ka masivisht blerje vote, por nuk i denoncon pais nuk ka besim te institucionet e drejtësisë.

“Elbasani është qytet bande, qytet narko fare. Bandat në të gjithë Shqipërinë kanë gisht, sepse ata duan siguri dhe sigurinë ja jep shteti.

Njerëzit blihen masivisht, hidhet para për votën, pastaj është kërcënimi. Kjo për mua ka nisur me kohë. Unë them gjithmonë, që në Shqipëri nuk është problem banda, por i pari i vendit që i përdor për pushtetin e tij. Banda kriminale ka në çdo vend të botës, por një pjesë e tyre qëndrojnë në fushën e tyre, por kur ato përfshihen në destabilitetin e vendit, ato kthehen banda politike.

Policia e Shtetit është problemi, është një bandë legale. Policia është totalisht në shërbim të pushtetit”, tha ai për “News 24”.

Lini një Përgjigje